Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRENÚES,~E mb. 1. Që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar me anë të frenave lëvizjen e një makine a të një mjeti tjetër lëvizës. Mekanizëm frenues.
2. fig. Që e mban në vend dikë a diçka, që nuk e lë të shkojë më përpara; që e pengon a e ngadalëson zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje. Qëndrim frenues. Pikëpamje frenuese.
✱Sin.: ndalues, ngadalësues, pengues, topitës, shtrëngues.
FRENÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. hek. Ai që merret me ndreqjen dhe me kontrollimin e frenave të trenit. Takoj frenuesin e hekurudhës.
2. tek. Mekanizëm që shërben për të ndaluar a për të ngadalësuar lëvizjen e diçkaje. Ndreq frenuesin.
3. fig. Ai që ndalon ose pengon zhvillimin e përparimin e dikujt a të diçkaje. E kritikuan frenuesin e ideve të reja.
FRENÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të frenohet. Mjet lëvizës i frenueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë