Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FREN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. dhe jokal. Ndaloj a ngadalësoj me anë të frenave lëvizjen e një makine ose të një mjeti tjetër lëvizës. Frenoj makinën (motorin). Frenoj në anë të rrugës. Frenoj para oborrit.
2. kal., fig. Bëj që dikush a diçka të mbetet në vend e të mos shkojë më përpara; i vë fre a pengesë dikujt a diçkaje, e përmbaj; pengoj a ngadalësoj zhvillimin ose përparimin. Frenoj veten. Frenon lëvizjen e lirë.
3. kal., fiziol. Ndërpres a dobësoj veprimtarinë e një organi ose ngacmimin e indeve të organizmit; ndaloj a ul veprimtarinë e qendrave nervore të trupit; kund. nxit. Frenon trurin (qelizat nervore).
✱Sin.: ndaloj, ngadalësoj, pengoj, ndërpres, dobësoj, topit, shtrëngoj, përmbaj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë