Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRE,~RII m. sh. ~RË, ~RËT 1. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve e mushkave për t’i drejtuar ose për t’i ndaluar. Rripat e frerit. Gojëza e frerit. I vë frerin. Ia heq frerin.
2. Gojëz prej teli, prej druri a prej një rrobe të trashë, që u vihet disa bagëtive për të mos ngrënë ose për të mos pirë. Freri i viçit (i kecit).
✱Sin.: dizgjin, ngojëz, gojëz, kërpesh.
♦ Ha frerin me dhëmbë (dikush) është shumë i inatosur dhe nuk di si të shprehet, po pëlcet nga inati, u nevrikos shpejt e s’përmbahet; iu mbushën sytë me shkëndija; zien (vlon) përbrenda; zien në kazan. Ia hoqi frerin (dikujt) e la të lirë të bëjë ç’të dojë, s’e pengon për asgjë; ia lëshoi (ia liroi) frerin. E kafshon frerin me dhëmbë (dikush) është njeri i fortë, guximtar dhe me vullnet; është i zoti të bëjë të pamundurën për të mbaruar një punë; ha (bren) plumbin (me dhëmbë); ha dheun me dhëmbë. *Kalë pa fre. S’ka fre (dikush) është i papërmbajtur, askush e asgjë s’e ndalon të bëjë atë që do; s’ka njeri që e mbikëqyr e që kujdeset për të, sillet e vepron lirisht, pa asnjë kufizim, s’e pengon askush. Ia lëshoi (ia liroi) frerin (dikujt) keq. e ka lënë të lirë të sillet e të veprojë si të dojë, nuk e mban më nën kontroll, ia ka hequr pengesat e kufizimet; ia hoqi frerin; ia lëshoi (ia liroi) kapistrën (kapistallin) keq.; kund. ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin. Ia lëshoi frerin gojës (gjuhës) (dikush) filloi të flasë gjatë, pa pengesa e pa u përmbajtur; nuk matet mirë kur flet, thotë ç’t’i vijë për të thënë; e lëshoi gojën; e lëshoi gjuhën; kund. ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës). E ka marrë frerin nëpër këmbë (dikush) ka besim të tepruar në vetvete, i është rritur mendja sa nuk ka më frikë nga njeri, ka marrë vrull e kujton se nuk e pengon dot askush; thyen me shpërfillje çdo rregull që e pengon, nuk pyet më për askënd e për asgjë; merr hekurat zvarrë. Mban frerët (dikush) drejton, udhëheq, është në krye të një pune, komandon; sundon; mban dizgjinët. E mbaj në fre (dikë) nuk e lë të bëjë si të dojë, e mbaj nën kontroll të rreptë; nuk e lë të shkojë përpara në një fushë të veprimtarisë, e frenoj, e pengoj. Ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt); kund. ia lëshoi (ia liroi) frerin. Ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës) (dikush) përmblidhet e nis të flasë më me kujdes, përmbahet e tregohet më i matur në të folur, e detyron veten të heshtë a të jetë më i kursyer në të folur; e mblodhi (e rrudhi) gjuhën; i vuri fre gojës (gjuhës); kund. ia lëshoi frerin gojës (gjuhës). I vë fre (frerin). 1. (dikujt). E pengoj dikë të sillet a të veprojë sipas kokës, e ndaloj; e frenoj; e vë në fre (dikë); i vë hundëz; i vë mëgojëzën. 2. (diçkaje). E pengoj të ndodhë a të zhvillohet më tej, nuk e lë, e ndal. E vë në fre (dikë) e bëj të përmbahet dhe e vë nën kontroll të rreptë, përpiqem ta frenoj dhe ta kem nën urdhër; i vë fre (frerin) (dikujt). I vë fre gojës (gjuhës) përpiqem të përmbahem në të folur; nuk flas shumë, tregohem më i matur në të folur; e mbyll (e kyç, e qep) gojën; e mbledh (e rrudh) gjuhën; e mbaj (e shtrëngoj) gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë). I vë lopës fre keq. shih i vë gomarit shalë (dikush) tall. I vë pleshtit fre (dikush) merret me gjëra fare të kota e të parëndësishme; krijon probleme për hiçmosgjë, hahet për çikërrima; e ndan qimen (më) katërsh (dysh); e bën mizën (pleshtin) buall.
FREN,~I m. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Vegël e një automobili a e një mjeti tjetër lëvizës, që shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen. Frena automatikë (hidraulikë). Fren…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndalim a ngadalësim me anë të frenave i lëvizjes së një makine ose të një mjeti tjetër. Frenim i menjëhershëm. Frenimi i veturës. 2. fig. Pengim a ngada…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRENÍSI vep., ~A, ~UR kal. Veprimi kur frenojmë a kur frenohemi; I vë frerin kalit. E frenisi kalin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESK,~U m. 1. Gjendje e motit kur nuk është as ngrohtë as ftohtë, freski; vend i freskët. Fresku i muzgut. Fresku i bjeshkëve. Kam fresk ndiej freski. 2. Erë e lehtë dhe e freskët…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRESK ndajf. Freskët. Është (bën) fresk.♦ Jam fresk jam pa para; jam tapë topi s’di gjë prej gjëje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRETH,~II m., veter., mjek. Sëmundje që u bie kuajve në hundë (nganjëherë edhe fëmijëve) dhe që u vështirëson frymëmarrjen. E kishte zënë frethi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRETH,~III m. sh. ~E, ~ET Kërcell i veshit të rrushit; bisk rrushi pa kokrra. Hodhi frethet.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRETH,~IIII m. sh. ~E, ~ET bised., anat. Cipë e hollë e mishtë, që lidh rrënjën e gjuhës nga poshtë me pjesën e përparme të nofullës. Vëzhgoj frethin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRETH,~IIV m. sh. ~E, ~ET mek. Karel i tornos. Riparimi i frethit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u rrotulluar dhe shërben për t’i dhënë trajta të ndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë