Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjuh. Njësi kumtuese e aktualizuar, e ndërtuar sipas rregullave gramatikore të gjuhës, e cila përfaqëson kuptimisht një referent të caktuar; fjali; thënie. Frazë e bukur.
2. keq. Frazeologji. Fraza të fryra. Frazë e vjetruar.
3. gjuh. Periudhë. Sintaksa e frazës. Ndërtimi i frazës. Frazë e përbërë.
4. muz. Pjesë e shkurtër e një vepre muzikore, që përbën një tërësi më vete ose shpreh një mendim të plotë muzikor. Frazë muzikore (melodike).
✱Sin.: fjali, thënie, frazeologji, periudhë.
FRAZAMÁN,~E mb., libr. Që shprehet me fraza të gjata. Njeri frazaman.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZAMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që shprehet me fraza të gjata. Diskutimi (artikulli) i frazamanit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që shprehet me fraza të gjata. Frazamania e mori fjalën.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZAMANÍ,~A f., libr. Të qenët frazaman; prirje për t’u shprehur me fraza të gjata. E karakterizonte frazamania.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZEOLOGJÍ,~A f. 1. gjuh. Tërësia e togjeve a e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, me kuptim tërësor, të mëvetësishëm e të figurshëm, që riprodhohen në ligjërim si njësi të g…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZEOLOGJÍK,~E mb. 1. gjuh. Që ka të bëjë me frazeologjinë, që i përket frazeologjisë, i frazeologjisë; që është njësi e frazeologjisë, që lidhet me njësitë e frazeologjisë; që pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZEOLOGJÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Njësi (shprehje) frazeologjike; frazeologji. Frazeologjizma me emra bimësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAZÍST,~E mb., gjuh. Që është i shprehur me frazë. Emrat e dikurshëm frazistë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë