Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRÁSH/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Fraxinus excelsior) Dru ose shkurre pylli me gjethe të gjata e të dhëmbëzuara dhe me degë të trasha, që e ka lëndën të bardhë, të fortë e pa nyja dhe përdoret për të bërë vegla të ndryshme ose për zjarr. Sfurk (heshtë) frashri.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme frashrash. Frashër i argjendtë (lat. Fraxinus argentea). Frashër i blertë (lat. Fraxinus viridis). Frashër i butë (lat. Fraxinus ornus, Ornus europaea). Frashër gjethegjerë (lat. Fraxinus latifolia, F. oregona). Frashër gjethevogël (lat. Fraxinus excelsior vera). Frashër i kuq (lat. Fraxinus pubescens, F. lanceolata, F. pennsylvanica). Frashër mali (lat. Fraxinus montana). Frashër i zi (lat. Fraxinus nigra, F. sambucifolia).
FRASHËRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [FRASHËRÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Pyll me frashër. Frashërishtë e dendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRASHËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Frashërishtë. Frashërorja afër fshatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRÁSHËRT (i, e) mb. Që është ose që është bërë prej frashri. Shkop i frashërt. Dru të frashërta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë