Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FRAKSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kim. Ndaj në pjesë me distilim ose kristalizim (për një substancë kimike); thyesoj. Fraksionoj përzierjet e substancave kimike.
2. pol. Ndaj anëtarët e një partie politike apo organizate politikoshoqërore që kanë pikëpamje të ndryshme me vijën e përgjithshme të shumicës. E fraksionoi partinë (organizatën).
FRAKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET pol. 1. Grup anëtarësh të një partie politike, që për çështje të veçanta ka pikëpamje të ndryshme me vijën e përgjithshme të partisë dhe që zhvillon vepr…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Proces ndarjeje, me anën e distilimit a kristalizimit, gjatë të cilit një sasi e caktuar përzierjeje ndahet në pjesë më të vogla (fraksione) që…
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÍST,~E mb., pol. Që ka të bëjë me fraksionin, që i përket fraksionit, i fraksionit; që nxit formimin e fraksioneve. Grup (element) fraksionist. Veprimtari fraksioniste.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT pol. Ai që bën pjesë në një fraksion, ai që merret me veprimtari fraksioniste. Rryma e fraksionistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET pol. Ajo që bën pjesë në një fraksion, ajo që merret me veprimtari fraksioniste. Ishte fraksionistja e parë brenda partisë së vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÍZ/ËM,~MI m., pol. Veprimtari a prirje për të krijuar fraksione. U vërejt fraksionizmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FRAKSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. Ndahet në pjesë me përbërje të caktuar me distilim ose kristalizim; thyesohet. Nafta fraksionohet me distilim.2. pol. Ndahet në …
Shfaq përkufizimin e plotë →FRAKSIONÚAR (i, e) mb. 1. kim. Që është ndarë në pjesë me përbërje të caktuar me distilim ose kristalizim; i thyesuar. Komponime të fraksionuara.2. pol. Që është fraksionuar nga sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë