Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FQINJËSÓR,~E mb. Që ka të bëjë me fqinjësinë, që i përket fqinjësisë, i fqinjësisë; që është karakteristik për fqinjët e mirë; miqësor. Marrëdhënie fqinjësore.
FQÍNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që banon afër me dikë tjetër, ajo që e ka shtëpinë a banesën ngjitur me atë të një tjetri. Fqinja e saj. Janë fqinja.2. Ajo që ndodhet a është ulur…
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËRÍ,~A f. 1. përmb. Njerëzit që banojnë afër me njeri-tjetrin, fqinjët. Ftoi gjithë fqinjërinë në dasmë. 2. Fqinjësi. Kishin fqinjëri të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËRÍSHT ndajf. 1. Së bashku me të gjithë fqinjët. Shkuan fqinjërisht. 2. Fqinjësisht. U sollën fqinjërisht me të.
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Jetoj afër dikujt tjetër me shtëpi; jam fqinj me dikë. Fqinjëruan në atë fshat.2. Kam hyrje e dalje me fqinjin, kam marrëdhënie të mira, jetoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËSÍ,~A f. 1. Të qenët fqinj. Ka fqinjësi me një familje të re.2. Vajtje e ardhje me fqinjët, marrëdhënie të mira ndërmjet fqinjësh. Kam marrëdhënie fqinjësie me të. Politikë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËSÍSHT ndajf. Ashtu si sillen fqinjët. Sillej fqinjësisht me banorët e rinj.
Shfaq përkufizimin e plotë →FQINJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Kam marrëdhënie të mira me fqinjët. Fqinjëson mrekullisht me të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë