Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FOTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Grimcë elementare e dritës. Shpejtësia e fotonit.
FOTONÍK,~E mb. Që ka të bëjë me fotonikën; i fotonikës. Kristal (qark) fotonik.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÓTO,~JA f. sh. ~, ~T bised. Fotografi. Foto e bukur. Bëj foto artistike. Flas për fotot.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOFÍL,~E mb., bot. Dritëdashës. Bimë fotofile.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOFOBÍ,~A f., psikol. Frikë patologjike nga drita. Vuante pak nga fotofobia.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGJÉN,~II m. sh. ~Ë, ~ËT psikol. Figurë pamore që vazhdon edhe ca kohë pas ndërprerjes së veprimit të objektit në retinë. Fotogjeni i regjistruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGJÉN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT biol. Gjen që përfshihet në procesin e fotosintezës. Sasia e fotogjeneve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtër që nxjerr në fotografi; ai që e njeh mirë artin e fotografimit dhe e ushtron këtë profesion. Fotograf profesionist. Fotografi i gazetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Figurë fotografike e bërë pa kamera, duke vendosur një send mbi një sipërfaqe të ndjeshme ndaj dritës. Analizoj (studioj) fotogramet.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOTÍP,~I m. sh. ~E, ~ET shtypshkr. Bllok metalik për riprodhimin e fotografive me makinë shtypi. Prodhimi i fototipeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shami e hollë prej pambuku, me të cilën lidhin flokët gratë. Laj (vë) fotozin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë