Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FOTOGRAFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fotografojmë a kur fotografohemi; nxjerrja a dalja në fotografi. Fotografimi i qytetit. Fotografim në det.
2. fig. Riprodhimi a përshkrimi i diçkaje drejtpërdrejt e me përpikëri, ashtu siç është, pa dalluar atë që është e rastit nga ajo që është tipike dhe pa bërë ndonjë përgjithësim. Fotografimi i fakteve (i rrethanave).
3. Vëzhgimi në mënyrë të përpiktë i veprimeve të dikujt, matje si me kronometër i një procesi pune etj. Fotografimi i orëve të trajnimit.
4. Fotografi. Arti i fotografimit.
FOTOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtër që nxjerr në fotografi; ai që e njeh mirë artin e fotografimit dhe e ushtron këtë profesion. Fotograf profesionist. Fotografi i gazetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mjeshtre që nxjerr në fotografi; ajo që e njeh mirë artin e fotografimit dhe e ushtron këtë profesion. Fotografe me përvojë. Fotografja e bashkisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Figura e dikujt a e diçkaje, e riprodhuar në letër me anë aparatesh të posaçme. Fotografi me ngjyra. Album fotografish. Dal në fotografi fotografohem.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÍK,~E mb. 1. Që shërben për të fotografuar, që nxjerr fotografi; që përdoret për fotografi; që shërben për të larë filmat e për të nxjerrë fotografitë etj. Aparat fotografi…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fotograf. Kërkohet një fotografist.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxjerr në fotografi. Fotografoj bregdetin. Fotografoj lumin (shokët). 2. fig. Riprodhoj a përshkruaj diçka drejtpërdrejt e me përpikëri, ashtu …
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÚAR (i, e) mb. Që ka dalë në fotografi; që është fotografuar. Personazhet e fotografuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÚES,~E mb. Që shërben për të fotografuar, që nxjerr fotografi, që fotografon. Aparat fotografues. Djalë fotografues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRAFÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që fotografon; fotograf. Fotografuesi i dasmës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOTOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Figurë fotografike e bërë pa kamera, duke vendosur një send mbi një sipërfaqe të ndjeshme ndaj dritës. Analizoj (studioj) fotogramet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë