Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FOSFORÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me fosforin (veçanërisht me valencën më të lartë), që i përket fosforit, i fosforit; që përmban fosfor, që përbëhet prej fosfori. Acid fosforik. Anhidrid fosforik.
FOSFÓR,~I m., kim. Element kimik, shumë veprues e helmues, që paraqitet kryesisht në trajtë të bardhë dhe të kuqe, që ndrit në errësirë (gjatë veprimit me oksigjenin), që gjendet n…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORESHÉNT,~E mb., kim. Që ka vetinë të ndriçojë në errësirë për një farë kohe edhe pasi burimi nxitës të jetë larguar; që ndrit në errësirë; i fosforeshencës. Dritë fosforeshent…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Veprimi kur fosforojmë a kur fosforohet diçka, fosforizim. Fosforimi i zinkut.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORÍT,~I m. kryes. sh. ~E, ~ET min. Mineral i fosforit, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e superfosfatit e të acidit fosforik. Shtresë fosforitesh. Fabrika e pasurimit t…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Veprimi kur fosforizojmë a kur fosforizohet diçka; përftim i vetive fosforike; fosforim. Fosforizimi i zinkut.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., kim. I jap veti fosforike. Fosforizoj zinkun.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORIZÚAR (i, e) mb., kim. Që është fosforizuar, i fosforuar. Metal i fosforizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FOSFOR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., pës., vet. v. III e FOSFORÓJ. Fosforohet zinku.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Fosforoj. Fosforizoj zinkun (gizën).
Shfaq përkufizimin e plotë →FOSFORÚAR (i, e) mb., kim. Që është fosforuar, i fosforizuar. Gizë e fosforuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë