Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FORTIFIKOJ
FORTIFIKOJ

FORTIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., usht. Ndërtoj mure, llogore, kulla a pozicione zjarri për t’u mbrojtur; ngre fortifikata në një vend, në një qytet etj. për të forcuar mbrojtjen. Fortifikoj qytetin. Fortifikonin kështjellat.


Rezultate të ngjashme

FORTIFIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. Vend i fortifikuar; pozicion zjarri i fortifikuar me mure të trasha, zakonisht prej betonarmeje. Futem në fortifikatë. Ngritën disa fortifikata…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. 1. Veprimi kur fortifikojmë a kur fortifikohemi; ndërtimi i mureve, i llogoreve, i kullave a i pozicioneve të zjarrit për t’u mbrojtur; ngritja e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►FORTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., usht. Ndërtoj fortifikata në një vend për të forcuar mbrojtjen. Ishin fortifikuar më së miri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORTIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., usht. Ndërtoj mure, llogore, kulla a pozicione zjarri për t’u mbrojtur; ngre fortifikata në një vend, në një qytet etj. për të forcuar mbrojtjen.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORTIFIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të fortifikohet. Bazë e fortifikueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.