Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FORMUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Shpreh me gojë a me shkrim një mendim, një parim, një rregull etj.; shpreh diçka shkurt, qartë e në mënyrë të përpiktë. Formuloj një mendim. Formuloi kërkesën menjëherë.
2. spec. Shpreh me një formulë një madhësi, një rregull, përbërjen e një lënde kimike, një raport, një proces etj. Formuloi rregullën që i kërkoi mësuesi.
FORMULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fletë me disa kërkesa, që duhet të mbushet me të dhënat e nevojshme. Plotësoj formularin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur formulojmë a kur formulohet; shprehje e një mendimi, e një parimi, e një rregulli etj. me gojë a me shkrim. Formulimi i temës. Formulimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FORMUL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e FORMULÓJ. Janë formuluar disa teza të nevojshme për zhvillimin e teorisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÚAR (i, e) mb. Që është shprehur me gojë a me shkrim. Gjykim i formuluar saktë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÚES,~E mb. Që formulon një mendim, një rregull, një tezë etj.; që lidhet me formulimin e një rregulli, një ligji, një teksti etj. Karakteri formulues i shprehjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që formulon një rregull, një tekst etj. Formulues i teoremës. Formuluesit e ligjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që formulon një rregull, një tekst etj. Formuluesja e paragrafit. Formulueset e fjalorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të formulohet; që mund të shprehet me formulë. Mendim i formulueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. spec. Tërësi shenjash a simbolesh (numra, shkronja, shenja të veçanta etj.) që shprehin një madhësi të caktuar, një rregull, një parim, përbërjen e di…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë