Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur formojmë a kur formohemi; marrje e një trajte të caktuar; arritje e një shkalle zhvillimi; krijim. Formimi i shtetit shqiptar. Formimi gjuhësor. Formimi i akullit.
2. Themelimi, krijimi i një organi, i një institucioni etj. Formimi i partive gjatë pluralizmit. E caktuan për formimin e qeverisë teknike.
3. gjeol. Shtresë e tokës me të njëjtën prejardhje e përbërje, formacion. Formimet e periudhave të hershme.
4. gjuh. Fjalë e formuar sipas një mënyre a sipas një tipi të caktuar. Formime të reja. Formime me (pa) ndajshtesa.
5. Botëkuptimi dhe edukata që ka fituar dikush në jetë e në shkollë, në një mjedis të caktuar shoqëror; tërësia e dijeve që ka përvetësuar dikush në një fushë të shkencës, të teknikës a të arteve. Formim shkencor. Ka formim të gjithanshëm.
6. Fitimi i tipareve themelore; kalitje; përsosje. Jeta e vështirë ndikoi në formimin e karakterit të saj.
✱Sin.: krijim, themelim, mbrujtje, brumosje, ngritje, përgatitje, kalitje, përsosje, formacion, ndërtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë