Fjalori
FORMAT

FORMÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Përmasat e një libri, e një reviste, e një faqeje të radhitur etj.; formë. Format i madh (xhepi).
2. kompj. Strukturë, mjet a mënyrë e përcaktuar për të regjistruar e për të mbajturdhëna për përpunim e për ruajtje. E ruajformat PDF. E kopjojformat disku.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FORMË
FORMË

FÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e vijave dhe e tiparevejashtmedikujt a të diçkaje, ana e dukshme, trajta, figura; pamja e jashtme e diçkaje pavarësisht nga lënda me të cilën është bërë; tiparet e jashtmenjeriut ose të kafshës. Forma e sendit. Forma e trupit. Në formë rrethi. Merr (ndryshon) formën.
2. Kallëp ose mostërshërben për të bërë diçka; shtypshkr. pajisjetrajtën e një kornize me reliev, ku vendosen germat metalike për shtypje; diçka që ka trajtën e një kallëpi a të një kornize dhepërdoret për qëllimendryshme. Format e djathit. Derdhformë.
3. Ana e jashtme si diçka që nuk shpreh përmbajtjen e vërtetë, dukje; mënyra se si sillet a vepron dikush; diçka formale. E bën për formë. Sa për formë formalisht, sa për sy e faqe.
4. Ndërtimi i diçkaje, i kushtëzuar nga një brendi e caktuar; mënyra e organizimit të një përmbajtjeje të caktuar; mënyra se si shfaqet, si paraqitet, si shprehet a si është diçka; lloj tjetër i diçkaje. Formë shtetërore (private). Në formë përfundimtare. Format e shprehjesmendimit. Format e energjisë. Forma e folur (e shkruar) e gjuhës.
5. filoz. Mënyra e lidhjeselementevepërmbajtjes, mënyra e organizimit, e ndërtimitbrendshëm dhe e shprehjespërmbajtjes. Forma dhe përmbajtja. Format e ndërgjegjes shoqërore.
6. let., art. Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figuragjalla artistike. Forma artistike. Formë e përsosur. Elementet e formës.
7. gjuh. Trajtë e një fjale, që shpreh kategori e kuptime gramatikorecaktuara; mënyra si shprehet apo shfaqet përmbajtja, kuptimi e funksioni i një njësie gjuhësore (fjalë, grup fjalësh a fjali). Formathjeshta (të përbëra, të pashtjelluara, analitike, sintetike). Forma e fjalës shenjuesi i saj. Forma e shumësit. Forma e dëftores. Forma e fjalisë.
8. Gjendje shëndetësore a shpirtërore e mirë; gjendje fizike e mirë. Formë sportive. Sot ishteformë. Ra nga forma.
9. Format. Forma e librit (e fletëpalosjes).
Sin.: trajtë, figurë, kallëp, mostër, pamje, dukje, model, mënyrë, format.
I formësprerë drejt. i vendosur përfundimisht, që nuk mundrishqyrtohet e të ndryshohet nga një organ tjetër edhe më i lartë (për një vendim gjyqi etj.). Merr formën e enës (dikush) përb. nuk është njeri i ndershëm dhe i çiltër; është i paqëndrueshëm e hipokrit, nuk e mban fjalën, e dredh; flet e vepron sipas interesit të vet; është pa shtyllë kurrizore; (është njeri) me dy fytyra; (është njeri) me dy faqe; (është) mësallë me dy faqe.


Rezultate të ngjashme

FORMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Veprimi kur formatojmë a kur formatohet; përcaktimi i formatit të një libri, të një reviste etj. Bëj formatimin e gazetës. 2. inf. Dhënie e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORMATÍV,~E mb. Që vëzhgon e vlerëson ecurinë e një procesi (gjatë të mësuarit, të nxënit etj.). Teknikat e vlerësimit formativ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►FORMAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. kompj., shtypshkr. I përcaktohen përmasat një libri, një reviste etj. U formatuan faqet e fundit të librit.2. inf. I jepet formati…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kompj., shtypshkr. Përcaktoj përmasat e një libri, të një reviste etj. Formatoj tekstin (gazetën, librin.).2. inf. I jap formatin e dëshiruar. Fo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORMATÚAR (i, e) mb. 1. kompj., shtypshkr. Që i janë përcaktuar përmasat. Fletëpalosje e formatuar. 2. inf. Që i është dhënë formati i dëshiruar. Kompjuter (laptop) i formatuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORMATÚES,~E mb., kompj., inf. Mjet që bën formatimin e një pajisjeje kompjuterike. Disk formatues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FORMATÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., kompj., inf. Që mund të formatohet. Flesh i formatueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.