Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FORMALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Sistem filozofik që pohon se natyra është e kapshme (mund të njihet), sepse ligjet që e drejtojnë apo format janë të njëjta si ato që drejtojnë proceset mendore që gjithashtu janë forma. Veçoritë e formalizmit në gjykimet e tij.
2. filoz. Tezë që pohon se e vërteta shkencore është, pavarësisht çdo eksperimentimi, shfaqjeje e ligjeve dhe e rregullave të sistemit të interpretimit ku kjo tezë përfshihet. Zhvillimet e formalizmit.
3. let., art. Prirje në art dhe në letërsi për të mbivlerësuar formën dhe cilësitë formale përkundër përmbajtjes a realitetit. Formalizmi i shekullit XIX.
FORMÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me formën e diçkaje, që i përket formës, i formës. Analizë formale. Nga pikëpamja formale. 2. Që është sa për formë; që bëhet sa për t’u dukur, sa pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT kim. Tretësirë e lëngshme formaldehidi që përmban një sasi të vogël metanoli dhe përdoret si dezinfektues. Sasi e vogël formaline.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALÍSHT ndajf. Nga pikëpamja a nga ana formale; sa për formë, sa për dukje, sa për sy e faqe; faqeza. I bën gjërat formalisht. Sa për të qenë formalisht në rregull.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALÍST,~E mb. 1. Që është karakteristik për një njeri, i cili shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen, që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme; formal. Mban qëndrim formal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen; ai që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme. Qëndrim prej formalisti. 2. filoz. Ai që mbështetet …
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen; ajo që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme. Formalisten e klasës e kritikuan për qëndrimet …
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkresë, vërtetim etj. që kërkohet sipas ligjeve e rregullave zyrtare; veprim zyrtar që duhet të bëhet për të kryer një punë a për të zgjidhur një ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zyrt. Veprimi kur formalizojmë a kur formalizohet; dhënia e statusit formal a zyrtar. Formalizimi i kontratës (i marrëveshjes, i ekonomisë). 2. Dhën…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALIZ/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. zyrt. I jap status formal a zyrtar (një vendimi, një akti etj.). Formalizoj vendimin (marrëveshjen).2. I jap diçkaje trajtë a strukturë përfundi…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që ka ose që merr status formal a zyrtar. Udhëzim i formalizuar.2. Që ka ose që merr trajtë a strukturë përfundimtare. Mendime të formalizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë