Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FORMACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkallë a etapë e caktuar në zhvillimin historik e shoqëror të njerëzimit; rend. Formacion ekonomikoshoqëror (ek.), (filoz.) rend ekonomikoshoqëror, sistem ekonomikoshoqëror.
2. gjeol. Tërësia e shtresave të tokës, që janë formuar në kushte të njëjta gjeologjike; që kanë të njëjtën prejardhje dhe përbërje. Formacione gëlqerore.
3. usht. Nënrepart, repart ose tërësi repartesh (grup repartesh) të së njëjtës armë, së bashku me mjetet përkatëse të luftimit; mënyra e vendosjes a e grupimit të këtyre forcave (trupave) e mjeteve. Formacioni i luftimit. Formacion aeroplanësh.
4. Mënyra e vendosjes ose e rreshtimit të një grupi njerëzish të organizuar në një punë a në një veprimtari të caktuar; skemë. Formacion orkestral. Formacion pune. Formacioni i skuadrës. Hyj në formacion.
✱Sin.: rend, formim, rreshtim, skemë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë