Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FORMËSÍM,~I m., gjuh. Veprimi kur formësojmë a kur formësohet; marrja e trajtës së një pjese të caktuar të ligjëratës; marrje e një trajte gramatikore të caktuar. Formësimi gramatikor. Formësimi i emrit (i mbiemrit, i foljes).
►FORMËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, gjuh. Merr trajtën e një pjese të caktuar të ligjëratës; merr një trajtë të caktuar gramatikore. Formësohet si mbiemër (si emër).
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shpreh a e paraqes në një formë të caktuar. Formësoj mendimin (gjykimin).
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMËSÚAR (i, e) mb. Që ka marrë trajtë të përcaktuar qartë. Njësi e formësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMËSÚES,~E mb. Që formëson. Rol (mjet) formësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të marrë trajtë të përcaktuar qartë. Element (tipar) i formësueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë