Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e vijave dhe e tipareve të jashtme të dikujt a të diçkaje, ana e dukshme, trajta, figura; pamja e jashtme e diçkaje pavarësisht nga lënda me të cilën është bërë; tiparet e jashtme të njeriut ose të kafshës. Forma e sendit. Forma e trupit. Në formë rrethi. Merr (ndryshon) formën.
2. Kallëp ose mostër që shërben për të bërë diçka; shtypshkr. pajisje në trajtën e një kornize me reliev, ku vendosen germat metalike për shtypje; diçka që ka trajtën e një kallëpi a të një kornize dhe që përdoret për qëllime të ndryshme. Format e djathit. Derdh në formë.
3. Ana e jashtme si diçka që nuk shpreh përmbajtjen e vërtetë, dukje; mënyra se si sillet a vepron dikush; diçka formale. E bën për formë. Sa për formë formalisht, sa për sy e faqe.
4. Ndërtimi i diçkaje, i kushtëzuar nga një brendi e caktuar; mënyra e organizimit të një përmbajtjeje të caktuar; mënyra se si shfaqet, si paraqitet, si shprehet a si është diçka; lloj tjetër i diçkaje. Formë shtetërore (private). Në formë përfundimtare. Format e shprehjes së mendimit. Format e energjisë. Forma e folur (e shkruar) e gjuhës.
5. filoz. Mënyra e lidhjes së elementeve të përmbajtjes, mënyra e organizimit, e ndërtimit të brendshëm dhe e shprehjes së përmbajtjes. Forma dhe përmbajtja. Format e ndërgjegjes shoqërore.
6. let., art. Mënyra se si ndërtohet e organizohet një vepër letrare e artistike; tërësia e mjeteve shprehëse e figurative, që përcaktohen nga brendia, nga tema, nga problematika dhe nga ideja e një vepre letrare e artistike dhe shërbejnë për t’i mishëruar ato në figura të gjalla artistike. Forma artistike. Formë e përsosur. Elementet e formës.
7. gjuh. Trajtë e një fjale, që shpreh kategori e kuptime gramatikore të caktuara; mënyra si shprehet apo shfaqet përmbajtja, kuptimi e funksioni i një njësie gjuhësore (fjalë, grup fjalësh a fjali). Forma të thjeshta (të përbëra, të pashtjelluara, analitike, sintetike). Forma e fjalës shenjuesi i saj. Forma e shumësit. Forma e dëftores. Forma e fjalisë.
8. Gjendje shëndetësore a shpirtërore e mirë; gjendje fizike e mirë. Formë sportive. Sot ishte në formë. Ra nga forma.
9. Format. Forma e librit (e fletëpalosjes).
✱Sin.: trajtë, figurë, kallëp, mostër, pamje, dukje, model, mënyrë, format.
♦ I formës së prerë drejt. i vendosur përfundimisht, që nuk mund të rishqyrtohet e të ndryshohet nga një organ tjetër edhe më i lartë (për një vendim gjyqi etj.). Merr formën e enës (dikush) përb. nuk është njeri i ndershëm dhe i çiltër; është i paqëndrueshëm e hipokrit, nuk e mban fjalën, e dredh; flet e vepron sipas interesit të vet; është pa shtyllë kurrizore; (është njeri) me dy fytyra; (është njeri) me dy faqe; (është) mësallë me dy faqe.
FORMÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me formën e diçkaje, që i përket formës, i formës. Analizë formale. Nga pikëpamja formale. 2. Që është sa për formë; që bëhet sa për t’u dukur, sa pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjuh. Ndajshtesë. Formante fjalëformuese. Formanti për-.2. gjuh. Tërësia e ndryshimeve formale me vlerë fjalëformuese ndërmjet temës së një fjale jo të…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Përmasat e një libri, e një reviste, e një faqeje të radhitur etj.; formë. Format i madh (xhepi).2. kompj. Strukturë, mjet a mënyrë e përcakt…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Veprimi kur formatojmë a kur formatohet; përcaktimi i formatit të një libri, të një reviste etj. Bëj formatimin e gazetës. 2. inf. Dhënie e…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur formojmë a kur formohemi; marrje e një trajte të caktuar; arritje e një shkalle zhvillimi; krijim. Formimi i shtetit shqiptar. Formimi gjuhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një formë të caktuar diçkaje; derdh në kallëp, prodhoj sipas formave a modeleve të ndryshme. Formoj tulla (blloqe betoni). 2. Themeloj, krijo…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÚAR (i, e) mb. 1. Që ka marrë formën e vet; që ka arritur zhvillimin e duhur. Trup i formuar. 2. Që është formuar nga ana botëkuptimore, politike, kulturore, profesionale etj.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÚES,~E mb. 1. tek. Që i jep formën diçkaje. Makinë formuese. Stampë formuese. 2. edhe fig. Që shërben për të edukuar dikë dhe për ta pajisur me një botëkuptim të caktuar. Lëndë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Lloj çekiçi që përdoret për t’i dhënë formën e duhur një metali a një detali, duke e vënë mbi të e duke e goditur me vare; shkelës. Formues i thjeshtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORMÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. spec. Tërësi shenjash a simbolesh (numra, shkronja, shenja të veçanta etj.) që shprehin një madhësi të caktuar, një rregull, një parim, përbërjen e di…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë