Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FÓRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Aftësi fizike e elementeve të natyrës; fuqi; aftësi fizike, mendore dhe shpirtërore e njeriut. Forcë fizike (mendore). Forca gërryese e ujit. Forca e erës. Forca e krahut. Me të gjitha forcat. Forca e vullnetit.
2. fiz. Energjia që harxhohet ose që çlirohet në një njësi kohe për të bërë një punë; fuqia që ushtrohet mbi një trup dhe që ndryshon gjendjen e tij të qetësisë ose të lëvizjes; madhësi fizike që karakterizon bashkëveprimin (tërheqjen, shtytjen etj.) ndërmjet grimcave, trupave e fushave. Forcë mekanike. Forcë magnetike. Forca e motorit. Madhësia e forcës.
3. Mundësi materiale, burimet e të mirave materiale dhe tërësia e këtyre të mirave; aftësia që ka dikush a diçka që një drejtim, qëndresë; fuqi. Forca ekonomike. Me ato forca që kemi.
4. fig. Aftësia që ka dikush të ushtrojë autoritetin e tij te të tjerët, të ndikojë mbi ta, t’i bindë për diçka etj.; aftësia që ka diçka për të vepruar në mendjet e njerëzve, për t’i udhëhequr ata në punë e në jetë; shkalla e ndikimit të kësaj aftësie; fuqi. Forcë bindëse. Forca e fjalës.
5. fig. Detyrim a shtrëngim që përdoret për një qëllim të caktuar, dhunë. Politika e forcës. Nga pozitat e forcës. E detyroi me forcë.
6. Shkaku a burimi i një veprimtarie, i një pune ose i diçkaje tjetër; fuqi. Forcë madhore. Ç’forcë e shtyri (e bëri për vete, e frymëzoi)?
7. kryes. sh. Grup shoqëror me tipare e karakteristika të njëjta, me prirje e drejtime të njëjta, me qëllime e interesa të përbashkët. Forcat shoqërore. Forcat patriotike (demokratike, liridashëse).
8. kryes. sh. Tërësia e të gjitha njësive ushtarake të një vendi, së bashku me mjetet luftarake; ushtria; njësitë ushtarake. Forcat e armatosura. Forcat ushtarake. Forcat tokësore (detare, ajrore).
9. kryes. sh. Njerëzit që kanë një profesion të njëjtë a të ngjashëm, ata që përbëjnë një kolektiv. Forcat krijuese (artistike, letrare). Forcat shkencore.
10. bised. Numri i njerëzve që bëjnë një punë të përbashkët, jetojnë e hanë bashkë; kryes. sh. punonjësit që punojnë në një vend, në një brigadë etj. Marr forcën. Paraqiti forcën. Sjell forca të reja.
11. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme forcash. Forcë tërheqëse energji e nevojshme për të vënë në punë një mjet në rrugë (tek.). Forcë tërheqëse brendamolekulare energji që mban të bashkuar një bërthamë (fiz.). Forcë aerodinamike forcë që zvogëlon rezistencën e ajrit të ushtruar mbi një trup në lëvizje (mek.). Forcë aerostatike forcë që mban gazet në baraspeshë; forcë që baraspeshon mjetet fluturuese në kushte atmosferike (mek.). Forcë e rëndesës forcë e ushtruar mbi një grimcë për shkak të tërheqjes të ushtruar mbi të nga grimca të tjera (fiz.).
✱Sin.: fuqi, energji, dhunë, vrundull, ushtri, trupë.
♦ Me forcën e armëve (e bajonetës) me dhunë ushtarake; me forcë, me egërsi e me terror. Me forcë me vendosmëri, me këmbëngulje. Mat forcat me dikë ndeshem a matem me dikë. Forcë e aftë për punë popullsi në moshë pune. Forcë e mbinatyrshme fuqi e mbinatyrshme. Forcë madhore forcë e pashmangshme, që nuk varet nga dëshira e vullneti i njeriut. Forcë e gjallë njerëz dhe kafshë pune.
FORCÍM,~I m. 1. Veprimi kur forcojmë a kur forcohemi; aftësimi fizik i trupit; kalitje. Gjimnastika i shërben forcimit të trupit.2. Fortësim; ngurtësim. Thatësira i forcoi tokat.3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FORC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Marr fuqi, bëhem më i fortë, më i shëndetshëm e më i aftë për të kryer lëvizje e veprime fizike; kalitem. U forcua duke bërë palestër. 2. fig. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FORC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të fortë, më të shëndetshëm, më të qëndrueshëm; e bëj më të aftë për të kryer lëvizje a veprime fizike; kalit. Forcoj trupin. Forcoj shënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtim mbrojtës; pikë e fortifikuar. Ndërtojnë një forcomë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCÚAR (i, e) mb. 1. Që është më i fortë, më i shëndetshëm e më i aftë fizikisht; i kalitur. Ushtar i forcuar. Mur i forcuar me hekur.2. Që është bërë më i fortë mendërisht, moral…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCÚES,~E mb. 1. Që i jep fuqi njeriut, që ia forcon shëndetin, që e bën trupin më të fortë. Ushqim forcues. 2. edhe fig. Që shërben për ta bërë më të fortë e më të qëndrueshme di…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të forcohet. Trup i forcueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÓRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Aftësi fizike e elementeve të natyrës; fuqi; aftësi fizike, mendore dhe shpirtërore e njeriut. Forcë fizike (mendore). Forca gërryese e ujit. Forca e er…
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCËMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT Aparat i posaçëm, që shërben për të matur forcën mekanike të diçkaje ose forcën e muskujve të duarve. Përdori disa forcëmatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FORCËRÍSHT ndajf. Me forcë, duke përdorur forcën; dhunshëm. E morën në polici forcërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë