Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FONETÍK,~E mb., gjuh. 1. Që ka të bëjë me tingujt e ligjërimit a të gjuhës; që lidhet me fonetikën, që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik. Dukuri fonetike. Veçori fonetike.
2. Që ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për alfabetin); që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet tërësisht a kryesisht te shqiptimi. Alfabet fonetik. Sipas parimit fonetik.
FONETIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Ai që merret me studime në fushën e fonetikës, specialist në fushën e fonetikës. Ishte fonetikan i njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Ajo që merret me studime në fushën e fonetikës, specialiste në fushën e fonetikës. Ajo është fonetikania më e re.
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETIKÍSHT ndajf., gjuh. Në pikëpamje fonetike. E analizoj fonetikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETIKO-GRAMATIKÓR,~E mb. Që lidhet me fonetikën dhe gramatikën; që i përket fonetikës dhe gramatikës; i fonetikës dhe i gramatikës. Dukuri fonetiko-gramatikore.
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETIKÓR,~E mb. Fonetik. Veçori fonetikore.
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETÍK/Ë,~A f., gjuh. 1. Tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një gjuhe. Fonetika e shqipes. 2. Degë e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →FONETÍZ/ËM,~MI m., gjuh. Studimi i mënyrës së nyjëtimit të tingujve të të folurit. Tiparet e fonetizmit të një gjuhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë