Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FOLKLÓR,~I m. 1. Tërësia e krijimeve artistike (gojore, muzikore, vallet etj.) të një populli. Folklori gojor (muzikor). Folklori i krahinës. Studimi i folklorit. 2. Folkloristika.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me folklorin, që i përket folklorit, i folklorit; që mbështetet në krijimtarinë gojore popullore; që këndon këngë a kërcen valle të krijuara nga p…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist që merret me mbledhjen dhe me studimin e folklorit. Folkloristët e Rilindjes Kombëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste që merret me mbledhjen dhe me studimin e folklorit. Folkloriste shqiptare.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORISTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me folkloristikën; që ka të bëjë me mbledhjen e me studimin e folklorit. Studime folkloristike. 2. Folklorik. Grup folkloristik. Festival folkl…
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORISTÍK/Ë,~A f. Shkenca që merret me mbledhjen dhe studimin e krijimtarisë artistike të një populli, shkenca për folklorin. Specialist i folkloristikës shqiptare.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kthim në gjendje folklorike; trajtim si folklor (i një ngjarjeje etj.). E ka zakon folklorizimin e ngjarjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FOLKLORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Element a tipar folklorik në një vepër etj. Folklorizmat e librit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë