Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FODÚLL,~E mb. Që mbahet me të madh, që krekoset; që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim; që shet mend, mendjemadh. Djalë fodull. U bë fodull.
✱Sin.: sqimatar, mendjemadh, mburravec.
♦ Është fodull nga veshët (dikush) keq. 1. shih është i rëndë nga veshët (dikush) 2. Bën sikur nuk dëgjon, hiqet si i paditur, tregohet mendjemadh. Edhe *qeros edhe fodull (qibar) (dikush) iron.
FODÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbahet me të madh e krekoset; ajo që i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim; ajo që shet mend, mendjemadhe. Nuk jam ajo fodullja që mend…
Shfaq përkufizimin e plotë →FODULLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Pispillosem. U fodullis si për festë.2. Mbahem më të madh para të tjerëve. Iu fodullis shokëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FODULLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pispillosje. Fodullisje për dasmë.2. Të mbajturit më të madh para të tjerëve. Nuk e pranuan fodullisjen e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →FODULLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR Bëhem e sillem si fodull; sillem me arrogancë. Fodulloset para të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FODULLË́K,~U m. Të qenët fodull, sjellje a qëndrim prej fodulli. Ka një fodullëk të padurueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë