Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLUTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Ngrihet e lëviz në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse, me motor etj. (për aeroplanin, raketën etj.). Fluturojnë zogjtë. Fluturonin aeroplanët. Fluturon raketa.
2. jokal., vet. v. III Zhvendoset në ajër me shpejtësi; shpërndahet në ajër e merr era. Fluturojnë gjethet. Fluturojnë fletushkat.
3. jokal. Udhëtoj me aeroplan a me ndonjë mjet tjetër fluturues; drejtoj aeroplanin; bëj një fluturim. Fluturoj për herë të parë. Fluturuan me aeroplan.
4. jokal. Lëviz në rrugë a eci shumë shpejt; iki menjëherë e me nxitim; jam shumë i shpejtë dhe i shkathët (në një punë). Fluturonte makina. Fluturoi nga shtëpia.
5. jokal., v. III, fig. Kalon, ikën shpejt (për kohën). Koha fluturoi. Fluturuan orët pa kuptuar.
6. jokal., fig. Jam shumë i gëzuar, nuk përmbahem dot nga gëzimi, nga lumturia etj. Fluturonte nga gëzimi.
7. jokal., fig., bised. E marr çdo gjë me mendjelehtësi, gënjehem shpejt; fantazoj. I fluturon mendja.
8. jokal., v. III, fig. Përhapet me shpejtësi në drejtime të ndryshme, shpërndahet; shkon gjithandej, merr krahë. Lajmi fluturoi kudo. Fluturon mendimi.
9. jokal., v. III, fig. Shpenzohet lehtë (për paratë); ikën, shpëton. Fluturojnë fjalët. Fluturon leku.
10. kal. Flak tutje, hedh. Më vinte ta fluturoja nga dritarja.
✱Sin.: flatroj, flaturoj, lundroj, fantazoj, ëndërroj, iki, flak, hedh.
♦ Më fluturoi nga *duart (diçka). Fluturoj me presh në bythë keq. i marr gjërat shumë lehtë. Fluturon me një fije bar i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. Fluturon në *erëI (diçka). Fluturon në *erëII (dikush). Ç’fluturon hahet përb. thuhet për dikë mendjelehtë, që çdo gjë e merr me lehtësi ose që nuk e vret mendjen shumë. Fluturon në *hava (dikush). Të fluturon (të ikën) *kaptina. Të fluturon (të ikën) *koka (kryet). Të fluturon (të ikën) kryet (*koka). I fluturoi (i iku) *mendja (dikujt). Më fluturoi (më iku) nga *mendja (diçka). Të fluturojnë *trutë.
FLÚTUR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Lepidoptera) Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese, me katër krahë, të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra t…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTUR mb. 1. Që ka pamjen a trajtën e një kandrre të tillë ose që lëviz si ajo. Kollare (kravatë) flutur. Stil flutur (sport.) mënyrë notimi me trup të shtrirë, me kokë të zhytur …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTUR ndajf. 1. Me shpejtësi, shpejt. Të shkosh e të vish flutur. 2. Shumë (zakonisht me mbiemrat i lehtë, i shpejtë). Flutur i lehtë. Flutur e shpejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁK,~E mb. 1. Që fluturon, fluturues (për zogj e kandrra). Mizë fluturake. Zogj fluturakë. 2. fig. I shpejtë e i shkathët (për një njeri). Djalosh fluturak.3. fig. Që ikën shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Zog; kandërr që fluturon. Fluturak i bukur. Lloje fluturakësh. Emra fluturakësh.2. Mendjelehtë. Fjalë fluturaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁN,~E mb. 1. Që fluturon; fluturues. Zog fluturan.2. I shpejtë dhe i shkathët. Djalosh fluturan.3. Që mendon e gjykon në mënyrë të cekët; që sillet e vepron pa u menduar thel…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fluturojmë a kur fluturohemi; ngritje dhe lëvizje në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse,…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍM ndajf. Fluturimthi. Doli fluturim nga shtëpia.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍS vep., ~A, ~UR kal., edhe fig. Hedh tutje me forcë, pa mëshirë; flak. Fluturisi rrobat.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTURZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Mircolepidoptera) Flutur e vogël; tenjë. Fluturz dëmtuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë