Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLUTURÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Flutur. Flatrat e fluturakes.
2. Mendjelehtë. Ishte mendjelehta që foli.
FLUTURÁK,~E mb. 1. Që fluturon, fluturues (për zogj e kandrra). Mizë fluturake. Zogj fluturakë.
2. fig. I shpejtë e i shkathët (për një njeri). Djalosh fluturak.
3. fig. Që ikën shpejt, që nuk zgjat shumë, që fluturon (për një ndjenjë, për një mendim etj.). Mendim fluturak. Lumturi fluturake. Fjalë fluturake.
4. Mendjelehtë. Njeri fluturak.
✱Sin.: fluturues, i shpejtë, i shkathët.
FLÚTUR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Lepidoptera) Emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrrash fluturuese, me katër krahë, të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra t…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTUR mb. 1. Që ka pamjen a trajtën e një kandrre të tillë ose që lëviz si ajo. Kollare (kravatë) flutur. Stil flutur (sport.) mënyrë notimi me trup të shtrirë, me kokë të zhytur …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTUR ndajf. 1. Me shpejtësi, shpejt. Të shkosh e të vish flutur. 2. Shumë (zakonisht me mbiemrat i lehtë, i shpejtë). Flutur i lehtë. Flutur e shpejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁK,~E mb. 1. Që fluturon, fluturues (për zogj e kandrra). Mizë fluturake. Zogj fluturakë. 2. fig. I shpejtë e i shkathët (për një njeri). Djalosh fluturak.3. fig. Që ikën shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Zog; kandërr që fluturon. Fluturak i bukur. Lloje fluturakësh. Emra fluturakësh.2. Mendjelehtë. Fjalë fluturaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÁN,~E mb. 1. Që fluturon; fluturues. Zog fluturan.2. I shpejtë dhe i shkathët. Djalosh fluturan.3. Që mendon e gjykon në mënyrë të cekët; që sillet e vepron pa u menduar thel…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fluturojmë a kur fluturohemi; ngritje dhe lëvizje në ajër me anë të krahëve (për zogjtë dhe kandrrat) ose me ndihmën e një force shtytëse,…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍM ndajf. Fluturimthi. Doli fluturim nga shtëpia.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUTURÍS vep., ~A, ~UR kal., edhe fig. Hedh tutje me forcë, pa mëshirë; flak. Fluturisi rrobat.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÚTURZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Mircolepidoptera) Flutur e vogël; tenjë. Fluturz dëmtuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë