Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLUORESHÉNC/Ë,~A f., fiz. Ndriçim i shkaktuar gjatë përthithjes së rrezatimit të disa valëve të padukshme të dritës dhe që ndërpritet menjëherë sapo të ndërpritet rrezatimi dhe që …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUORESHÉNC/Ë,~A f. Ndriçim i shkaktuar nga thithja e rrezatimit në një gjatësi vale të caktuar, që ndiqet menjëherë nga kthimi i rrezatimit në gjatësi tjetër vale dhe pushon gati …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUORESHÉNT,~E mb., fiz. I ndritshëm si rezultat i procesit të fluoreshencës; i fluoreshencës. Akrepa fluoreshentë. Ngjyrues fluoreshent.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUORESHÉNT,~E mb. I ndritshëm si rezultat i procesit të fluoreshencës; i fluoreshencës. Llambë fluoreshente.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUORÍD,~I m. sh. ~E, ~ET kim., min. Mineral me kristale me tetë a më shumë faqe, me ngjyrë kryesisht të blertë, që përdoret në industri për prodhimin e thjerrazve të mikroskopëve …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUOROMETRÍ,~A f. tek. Matje e fluoreshencës. Përfundoj fluorometrinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUOROMETRÍK,~E mb., tek. Që ka të bëjë me matjen e fluoreshencës; i fluorometrisë. Aparat fluorometrik.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUOROMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT tek. Aparat për matjen e fluoreshencës. Vë në punë fluorometrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUOROSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Aparat me ekran fluoreshent që përdoret për të shikuar figura me rreze X pa bërë fotografi. Përdor fluoroskopin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUOROSKOPÍ,~A f., tek., mjek Teknikë e prodhimit të figurave me rreze X nga brendësia e objektit të vëzhguar. I nënshtrohet fluoroskopisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë