Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLÚGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zvog. Flugë; qepër. Bëri gati disa flugëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUG,~U m. Hov; vrull; gjallëri; fuqi. E marr punën me flug.✱Sin.: hov, vrull, gjallëri, fuqi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUGÁN,~E mb. Punëtor; i zellshëm; i shkathët. Është djalë flugan.✱Sin.: punëtor, i zellshëm, i shkathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është punëtor; ai që është i zellshëm, i shkathët. Lërja atë detyrë fluganit!
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUGÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është punëtore; ajo që është e zellshme, e shkathët. Shkathtësi fluganeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUGÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjel i erës (i oxhakut). Pamja e flugerit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përvëlohem a përcëllohem me diçka shumë të nxehtë. U flugua me ujë të nxehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLUGTÁR,~E mb. I hedhur, i shkathët, i gjallë (për një njeri). Njihej si djalosh flugtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë