Fjalori
FLOKËT

FLÓKËT (i, e) mb. Dembel. Nuk janë punëtorëflokët.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: FLOK
FLOK

FLOK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga qimet e kokësnjeriut; sh. tërësia e këtyre qimeve. Flokëzinj (të verdhë, të thinjur). Flokë kaçurrelë. Qime floku. Shtegu i flokëve. Kapëse flokësh. Kreh flokët. Qeth (pres, dredh) flokët. Lidh flokët. I bien flokët.
2. kryes. sh. Mustaqet e misrit; halat e kalliritgrurit, të thekrës etj., thekë. Flokët e misrit.
3. kryes. sh. Fundet e fijeve anës një qilimi a një petku; thekë. Velenxë me flokë.
4. Secili nga kristalet e lehtaborës kur bie; copëz e vogël dhe e lehtë a fije e hollë e diçkaje kur bie. Flokë bore. Flokë pambuku.
Sin.: qime, lesh, leshra, balluke, cullufe, çetina, krip, thekë, halë.
Asnjë *fije (qime) floku. Është bërë flokë (*lesh) arapi (diçka). Më ka dalë në *majëflokëve (diçka a dikush). *Dash me flokë. M’u drodhën flokët u rrëqetha, u tmerrova; m’u drodhën leshrat e kokës; m’u ngritën flokët (qimet, qimet e kokës) përpjetë. Humbi *kokën e pyet për flokët (dikush). Ia dha flokët (leshrat) në *dorë (dikujt). E kap për flokësh (diçka) merret me gjëra anësore e të vogla, duke lënë mënjanë ato kryesoret e të rëndësishmet; e nis një punë jo nga themeli; e kap për degësh. Kapet (mbahet) pas *fijesflokut (së perit, së kashtës) (dikush). Nga *maja e flokut te thonjtë e këmbëve. Mbahet pas flokëve të vet (dikush) iron. i var shpresatdiçkadobët, nuk ka mbështetje, mbështetet te diçka e pasigurt; kapet (mbahet) pas fijesperit (së flokut, së kashtës). M’u ngritën flokët (qimet e kokës) *drizë. M’u ngritën flokët (qimet e kokës) *përpjetë. Shkuli flokët e kryes (dikush) u mërzit e u dëshpërua jashtë mase, u pikëllua, e vuajti shumë diçka; iu zemra bunar (dikujt); ra për toke. Varet (është) në *fijeflokut (të perit).


Rezultate të ngjashme

FLOKËTHÍNJUR mb. Që i ka flokët të thinjur. Grua flokëthinjur.Sin.: i thinjur, leshrathinjur, flokëbardhë, flokëzbardhur, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur, leshrabardhë, per…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLOKËTHÍNJUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i ka flokët të thinjur. Ishte një nga flokëthinjurit.Sin.: flokëbardhë, flokëzbardhur, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLOKËTHÍNJUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka flokët të thinjur. Flokëthinjura fliste me qetësi.Sin.: flokëbardhë, flokëzbardhur, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.