Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLOKËPËRDRÉDHUR mb. Flokëdredhur. Bisedoi me një djalë flokëpërdredhur.
FLOKËPAKRÉHUR mb. Që i ka flokët të pakrehur, që nuk i rregullon flokët. Njeri flokëpakrehur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPALÁRË mb., edhe shar. 1. Që i mban flokët të palarë. Kaloi një endacak flokëpalarë.2. fig. I prapambetur e i pazhvilluar. Kishte mbetur flokëpalarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPALÁR/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT edhe shar. 1. Ai që i mban flokët të palarë. Pamja e flokëpalarëve.2. fig. Ai që është i prapambetur e i pazhvilluar. Flokëpalari, seç na tha!
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPALÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT edhe shar. 1. Ajo që i mban flokët të palarë. Flokëpalara kishte ndryshuar.2. fig. Ajo që është e prapambetur dhe e pazhvilluar. Kishin ikur flokëpal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPOSTÍQE mb. Që i ka flokët të dendur e të ashpër. Djalë flokëpostiqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPRARÚAR mb., poet. Që i ka flokët të verdhë si ar; flokëverdhë. Çupëlinë flokëpraruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPRÉRË mb. Që i ka prerë flokët, që i mban flokët të shkurtër. Vajzë flokëprerë.✱Sin.: leshraprerë, leshprerë, leshkorrë, flokëshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPËRHÍMË mb. Që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Plak flokëpërhimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPËRHÍM/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Flokëpërhimi fliste me qetësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLOKËPËRHÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Flokëpërhimat shquheshin për biseda të gjata.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë