Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLLUSKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është me flluska. Duar të flluskosura.
2. fig. I munduar a i lodhur shumë. Shpirt i flluskosur.
FLLUSKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të krijohen flluska ajri, bëj që të nxjerrë flluska. Flluskos ujin.
2. Mbush me flluska a me fshika uji, bëj me flluska. Ia flluskosi duart.
3. fig. E mundoj shumë dikë, e detyroj të lodhet shumë e të heqë keq, i nxjerr shpirtin. I flluskosi shpirtin.
✱Sin.: flluskoj, fshik, rraskapit.
FLLUSKA-FLLÚSKA mb. Që ka shumë flluska. Lëkurë flluska-flluska.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSKA-FLLÚSKA ndajf. Me shumë flluska. Ishte bërë flluska-flluska.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur flluskojmë a kur flluskohemi; krijimi i bulave të ajrit a të gazit në sipërfaqen e një lëngu kur zien e tundet. Vështroj flluskimin e ujit…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FLLUSK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mbushem me flluska; flluslkosem. Iu flluskua lëkura nga vapa.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr flluska. Uji flluskon. 2. jokal., vet. v. III Del si flluskë. Flluskoi lëkura.3. jokal., vet. v. III Qëndron mbi ujë; plusk…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj që të krijohen flluska ajri, bëj që të nxjerrë flluska. Flluskos ujin. 2. Mbush me flluska a me fshika uji, bëj me flluska. Ia flluskosi duart. 3…
Shfaq përkufizimin e plotë →►FLLUSKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbushem me flluska uji, bëhem me flluska. M'u flluskosën duart. 2. vetv., v. III Fryhet si flluskë, mbushet me flluska (për gjethet e një …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSKÓSJ/E,~A f. sh. ~A, ~AT Krijim i flluskës; mbushje me flluska (e lëkurës, e gjethes). Flluskosja e gjetheve. Flluskosja e ujit.2. fig. Mundim i madh; lodhje e madhe; heqje. F…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLUSKÚAR (i e) mb. I flluskosur. Këmbë e flluskuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLLÚSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bulë ajri a gazi, që ngrihet në sipërfaqen e një lëngu kur zien ose kur tundet; bulë lëngu që ka ajër ose gaz brenda; një bulë e tillë në sipërfaqen e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë