Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLIRT,~I m. sh. ~E, ~ET fig. Marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; dashuriçkë. Pati një flirt me një të saponjohur.
FLIRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fig. Marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; dashuriçkë, flirt. E harroi flirtimin me atë vajzë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLIRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., fig. Kam marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; bëj dashuriçka. Flirtoi pa e kuptuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLIRTÚES,~E mb., fig. Që flirton me dikë; dashuror e lozonjar. Vajzë flirtuese. Mesazhe flirtuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLIRTÚES,~I m. sh. ~, ~IT fig. Ai që flirton me dikë. E mbanin për flirtuesin e grupit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLIRTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që flirton me dikë. Vështrimi i flirtueses.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë