Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Disa fletë letre, të lidhura bashkë në njërën anë në mes dy kapakësh, që përdoren për të shkruar në to, për të vizatuar etj. Fletore shkrimi (vizatimi, bukurshkrimi, aritmetike). Fletore shënimesh. Kapaku i fletores. Shkruaj në fletore.
2. Botim zyrtar për akte dhe vendime të parlamentit, të qeverisë etj. Fletore zyrtare.
3. vjet. Gazetë. Fletore e përkohshme. Fletorja “Albania”.
FLETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dru me fletë të gjera; dru gjethegjerë. Lloje fletorësh.
FLETÓR,~E mb. Gjethor; që ka gjethe. Dru fletor. Pyll fletor.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dru me fletë të gjera; dru gjethegjerë. Lloje fletorësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLETORÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Gazetar. Fletorari i njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLETORÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Gazetare. Takoi fletoraren e vjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë