Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLAUTÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i bie flautit. Flautist virtuoz.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAUTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bie flautit. Flautistja kryesore e orkestrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAURÍ,~A f. sh. ~, ~TË Pluhur prej flashkash druri a guri, prej byku, prej gjethesh, prej dëbore ose prej sendesh të tjera të lehta, që i merr era e sillen nëpër ajër; hedha. Re f…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAURÍ ndajf. Ashtu si pluhuri kur e merr era, duke u ngritur e duke u sjellë përpjetë në ajër; fluturimthi. Sillet (ngrihet, shkon) flauri.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAURÍT vep., ~A ~UR kal. Shqetësoj; shpupurish. Flaurit zjarrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAURÍTJ/E,~A Shqetësim; shpupurishje. Ndjeu një flauritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAURÍTUR (i, e) mb. I shqetësuar; i shpupurishur. Flokë të flauritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë