Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLÁSHK vep., ~A (u), ~UR kal. 1. Fishk. Dielli flashku bimët.2. v. III Ia pret fuqinë, e bën ta lëshojë veten. Jeta me vuajtje e kishte flashkur. ✱Sin.: fishk, sqaq, zgërlaq, shkal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁSHKAZI ndajf. Shtrembër. Shikoj flashkazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FLÁSHK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. Fishkem; rrudhem. Iu flashk lëkura.2. Humbas fuqitë, ligështohem; bëhem i ngathët. U flashk nga lodhja.✱Sin.: fishkem, sqaqem, zgërlaqem, shkalite…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLASHKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Dobësim; labërgim (i muskujve). E përfshiu flashkimi i muskujve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁSHKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Fishkje. Flashkje bimësh.2. Prerje e fuqive, të lëshuarit e vetes. Nuk kishte ç’t’i bënte flashkjes së vetes.✱Sin.: fishkje, sqaqje, zgërlaqje, shkal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Dobësoj; labërgoj (muskujt). Ia flashkoi sëmundja muskujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Cipë e hollë që mbështjell një kokërr drithi etj. Flashkat e kokrrave të grurit. 2. Cifël druri a guri; bujashkë. Nxori flashkën që i hyri në dorë. 3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLASHKËSÍ,~A f. Të qenët i flashkët, vetia e diçkaje të flashkët. E zuri një flashkësi muskujsh. Flashkësia e vullnetit.✱Sin.: mefshtësi, dobësi, zbehtësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁSHKËT (i, e) mb. 1. I fishkur, i lëshuar e i varur si zhapë. Fytyrë e flashkët. Pemë të flashkëta. 2. fig. I pafuqi, i plogësht; i qullët. Njeri i flashkët. 3. fig. I dobët, që …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë