Fjalori
FLAMUR

FLAMÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [FLÁMU/R,~RI m. sh. ~J, ~JT] 1. Pëlhurë e hollë dhe e lehtë me forma e me ngjyrandryshme, që vihet në një shtizë dhe është simboli i një shteti, i një kombi, i një organizate, i një ushtrie, i një skuadresport etj.; figura e këtij simboli, e qëndisur ose e vizatuar diku. Flamuri shqiptar. Himni i flamurit. Dita e Flamurit 28 Nëntori - dita e shpalljesPavarësisë; festabëhet për nderkësaj dite. Ngre (ngul, ul, mbaj) flamurin. Shpaloset (valëvitet, valon) flamuri.
2. Copë pëlhure me ngjyrandryshme, e varur në një shkop, që shërben për t’i dhënë shenja dikujt ose për t’i tërhequr vëmendjen për diçka. Flamur i bardhë. Jap shenja me flamur.
3. fig. Idetë themelorefrymëzojnë njerëzit dhe u tregojnë rrugënduhetndjekinjetën e në veprimtarinë e tyre; ideal i lartë frymëzues. Flamuri i lirisë. Nën flamurin e demokracisë.
4. hist. Bajrak. Malësia ndahejflamurë.
Doli me flamur (dikush) i shfaqi haptazi idetë, pikëpamjet a qëllimet e veta; doli hapur, faqegjithëve; ngriti (shpalosi) flamurin. (Është) me dyzet (me njëqind) flamurë (dikush) keq. është njeri i paqëndrueshëm, nuk i mbahet një bindjeje a një ideali; bëhet herë me njërën e herë me tjetrën palë, sipas interesit të vet; sillet a vepron si t’i bëhetmirë atij vetë, pa ndjekur parime e pa e vrarë ndërgjegjja; kthen gunën (shpinën, kurrizin, krahët) ngafryjë era. Mban flamurin (dikush) ështëkrye, qëndron kudoradhëparë, vihetballë, kryeson; është me nam, shquhet mbigjithë për diçkamirë a të keqe. Ndërroi flamur (dikush) tradhtoi; u me dikë tjetër, u lidh me kundërshtarin; ndërroi bajrak vjet. Ngriti (shpalosi) flamurin (dikush) doli i pari hapur e me guxim për të shprehur diçka ose për të mbrojtur një njeri a një çështje; doli me flamur. Ngriti flamurin e bardhë (dikush) u dorëzua, pushoi qëndresën (në luftë a para një vështirësie); uli flamurin. *Tregtar flamurësh përb. Uli flamurin (dikush) hoqi dorë nga qëndresa, u dorëzua; ngriti flamurin e bardhë.


Rezultate të ngjashme

FLAMÚRAS ndajf. Mënyrë të luajturi me dy skuadra, njëra prej të cilave ruan një flamur brenda një rrethi, ndërsa tjetra përpiqet ta marrë; bajrakas. Luanin flamuras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMURMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Flamurtar. Flamurmbajtësi u gëzua.Sin.: flamurtar, bajraktar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMURMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Flamurtare. Flamurmbajtëse e dalluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMURTÁR,~E mb. Që mban flamurin. Sportist flamurtar. Anije flamurtare anije që mban flamurin në një flotë, në një ekspeditë etj. dhe prin; anije ku ndodhet komanda e një grupi an…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMURTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mban flamurin e një njësie ushtarake ose në një demonstratë, në një manifestim sportiv etj., flamurmbajtës. Flamurtari i togës (i brigadës). Fl…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMURTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që mban flamurin e një njësie ushtarake ose në një demonstratë, në një manifestim sportiv etj., flamurmbajtëse. Flamurtarja e skuadrës olimpik…

Shfaq përkufizimin e plotë →

FLAMÚRTH,~I m. sh. ~A, ~AT zvog. Flamur i vogël. Mbante një flamurth në tryezë. Luajmë flamurthi luajmë flamuras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.