Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLÁM/Ë,~A f. 1. veter. Sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, që shfaqet me njolla të zeza në turi ose në lafshë, me dobësi të theksuar, me ndërprerjen e qumështit, të pjelljes etj. dhe shkakton ngordhjen e tyre në masë; murtaja e pulave. U ka rënë flama. I preu (i shoi) flama pulat.
2. mjek. Emërtim për sëmundje të ndryshme të rënda e ngjitëse (si kolera, murtaja, epilepsia etj.), që përhapen si epidemi ndër njerëzit. I ka rënë flama.
3. mjek. Rrufë e rëndë, që zgjat shumë. Është me flamë. E kishte zënë flama.
4. Sëmundje që i bie zakonisht rrushit dhe e dëmton rëndë ose e prish krejt. Flama e rrushit.
✱Sin.: epilepsi, shibë.
♦ I ra flama (diçkaje) shih i ra flaka (diçkaje). I kalli (futi, shtiu) flamën (plasjen) (dikujt a diçkaje) s’pyet më fare për dikë, as do t’ia dijë më për të, se nuk ia vlen; i kalli bretkun; i kalli djallin. S’ka flamë që s’e zë (dikë) njeri që ndikohet lehtë nga ide, pikëpamje a vese të këqija.
FLAMÁND,~E mb. Që ka të bëjë me Flandrën dhe vendësit a banorët e saj; i Flandrës. Gjuha flamande. Populli flamand. Shkolla flamande e pikturës në shek. XVI-XVII.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÁND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor i Flandrës. Gjuha e flamandëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÁND/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e Flandrës. Veshja e flamandes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÍNGO,~JA m. sh. ~, ~T zool. (lat. Phoenicopterus) Shpend i madh notues, me pendë të kuqe të ndezuar, me sqep të kthyer përbrenda, me këmbë të holla e të gjata, i lartë deri 1. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÓS vep., ~A (u), ~UR kal. I ngjit flamën, rrufën dikujt. E flamosi gjatë rrugës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FLAMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë flama, marr flamën; më zë rrufa. U flamos kur ishte jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÓSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ngjitje a përhapje e flamës. Flamosja e lagjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÓSUR (i, e) mb. 1. Që i ka rënë flama, që e ka zënë flama. Pulë (dhi) e flamosur.2. Shumë i keq, i mallkuar; që qoftë mallkuar. Erë e flamosur. Një sëmundje e flamosur. Ajo jet…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÓSUR,~I m. sh. ~ (të), ~IT (të) Ai që i ka rënë flama, ai që e ka zënë flama. Të flamosurit u vizituan nga mjeku.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAMÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [FLÁMU/R,~RI m. sh. ~J, ~JT] 1. Pëlhurë e hollë dhe e lehtë me forma e me ngjyra të ndryshme, që vihet në një shtizë dhe është simboli i një shteti, i një …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë