Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLAKËRÍM ndajf. Shumë shpejt; menjëherë, vetëtimthi; flakërimë. Erdhi flakërim.
✱Sin.: flakërimë, flakërimthi, menjëherë, vetëtimthi.
FLAKËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dritë e fortë në ngjyrë të flakës, që shfaqet menjëherë dhe të vret sytë. Flakërima e vetëtimës. 2. Zjarrmi; ethe. E shqetësoi flakërima gjithë natë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍMË mb. 1. I përskuqur. Me sytë flakërimë. U bë flakërimë u përskuq, u skuq. 2. Shumë i shpejtë, vetëtimë. Është flakërimë nga këmbët. ✱Sin.: i përskuqur, vetëtimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍMË ndajf. Shumë shpejt, menjëherë, vetëtimthi. Iku flakërimë. U ngrit flakërimë.✱Sin.: flakërim, flakërimthi, menjëherë, vetëtimthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍ/JI vep., ~VA, ~RË jokal., v. III 1. Digjet me flakë; lëshon dritë të fortë, shkëlqen, flakëron. Flakërijnë zjarret. Flakërinin xixat. 2. Shkëlqen, shndrit, flakëron (edhe f…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍ/JII vep., ~VA, ~RË kal. Hedh me forcë diçka, flakëroj, flak. E flakëriu era.✱Sin.: flakëroj, flak.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍTI vep., ~A, ~UR FlakërojI. E flakëriti qiellin.✱Sin.: flakëroj, skuq, përcëlloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÍTII vep., ~A, ~UR FlakërojII. E flakëriti në erë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., v. III Digjet duke bërë flakë; lëshon një dritë të fortë e të menjëhershme. Flakëron zjarri. Flakëronte dielli. Flakërojnë shkëndijat.2. v. I…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Hedh me forcë, flak. E flakëroi përdhe. 2. jokal. Sulem me shpejtësi të madhe në një drejtim të caktuar, lëshohem menjëherë diku; largohem me s…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndezur mirë e lëshon flakë, që digjet me flakë. Zjarre të flakëruara. 2. Shumë i nxehtë, që djeg si flakë. Thëngjill i flakëruar. U dogj nga rëra e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë