Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FLÁK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë e dukshme e zjarrit, rrymë e një gazi a avulli që digjet e shpërndan dritë e nxehtësi, zakonisht e kuqe deri në të verdhë, që ngrihet lart kur digjet diçka. Flakë e kuqe (e verdhë). Flaka e zjarrit (e llambës). Gjuhët e flakës. Bën (nxjerr, lëshon) flakë. Shuaj flakën.
2. fig. Shkëlqim; diçka që shkëlqen. Flaka e syve.
3. fig. Vrull, hov; ndjenjë e fuqishme, zjarr. Flaka e miqësisë (e dashurisë). Flaka e zemërimit.
FLÁKË ndajf. Shumë; menjëherë. Flakë i kuq (i ri). I ndezi zemrat flakë. E mori flakë.
✱Sin.: shumë, krejt, menjëherë.
♦ Flaka të djeg, prushi të ngroh fj. u. mbështetu te diçka që është e qëndrueshme dhe jo të diçka që kalon shpejt. U bë flakë në fytyrë (dikush) u skuq shumë nga turpi, nga zemërimi etj.; u turpërua shumë; u nxeh keq; u bë spec në fytyrë; u bë prush në fytyrë; u bë lulëkuqe në fytyrë; mori flakë. U bë *tym e flakë (dikush). E bëri *tym e flakë (diçka). Të rëntë flaka! mallk. u djegsh!; u përvëlofsh! I ra flaka (diçkaje). 1. Nuk gjendet gjëkundi, është mbaruar e tëra e s’ka fare, është zhdukur krejt; i ra flama; i ra murtaja. 2. Është zhdukur krejt, është shkatërruar fare, ka mbaruar, ka marrë fund; i ra zjarri. I doli flaka (diçkaje) u zbulua, u mor vesh nga të gjithë, nuk është më e fshehtë; i doli tymi; i doli (i ra) era; doli në shesh (diçka). Më del flakë nga koka shih më del tym nga koka. Më digjet zemra flakë (për diçka) kam dëshirë të flaktë për diçka, përvëlohem për të. *Fill e flakë. Flakë për (më) flakë në çast; menjëherë me diçka tjetër, po në atë çast; fill e flakë; në flakë të pushkës (të agzotit); zjarr për zjarr; aty për aty. Flakë kashte vrull që nuk mban për një kohë të gjatë; nismë që nuk zgjat shumë; diçka e përkohshme, që shuhet a që harrohet shpejt; zjarr kashte. Në flakë të pushkës (të agzotit) me shpejtësi shumë të madhe, shumë shpejt; menjëherë, në çast; flakë për (më) flakë; fill e flakë; zjarr për zjarr; aty për aty. Fut flakën (dikush) ndez sherrin, fut grindjen diku; përçan njerëzit; fut zjarrin; i hedh benzinë zjarrit. Hidhet në flakë (dikush) bën diçka të rrezikshme, vepron pa përfillur fare rrezikun e madh, turret me guxim për dikë a për diçka; hidhet në zjarr. Është flakë e zjarr (dikush). 1. Është shumë i gjallë e i shkathët, është shumë i hedhur, është zhivë; jepet me shpirt pas dikujt a pas diçkaje; është zjarr e flakë.2. Është i rrëmbyer, nuk e përmban veten; është gjaknxehtë e shumë i ashpër në sjellje; (është) zjarr e flakë. Është flakë e gjallë (dikush) shih është flakë e zjarr (dikush). Është *zjarr e flakë (dikush). I dha flakë (diçkaje) shih i dha zjarr (diçkaje). E ka zemrën flakë (dikush) shih e ka zemrën zjarr (dikush). Mori flakë. 1. (diçka). Mori hov e po zhvillohet shpejt, u rrit në kulm, u ndez; mori zjarr. 2. (dikush). U zemërua e u nxeh menjëherë, shpërtheu nga zemërimi, u inatos shpejt; u bë flakë (në fytyrë). Kur mori flaka *çatinë. Më mori flakë shpirti u ndeza nga një ndjenjë e fuqishme, jam në një gjendje të ngritur shpirtërore; m’u ndez zemra; m’u dogj (m’u përvëlua, m’u zhurit) shpirti. Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). Më ndizet *zemra (flakë) (për dikë). Shuaj flakën ndal një sherr a fashit një gjendje të acaruar keq, e zbut a e ndal një grindje. I vuri flakën (diçkaje). 1. E ndezi; e dogji; i vuri zjarrin; i vuri fitilin; i vuri benzinën. 2. E la, e braktisi pa çarë kokën se do të shkatërrohet; e la në mëshirë të fatit; i kalli (i futi) flamën.
FLÁK vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka; hedh larg, flakëroj; përplas. Flak gurin. Flak shtizën. E flaku në tokë.
2. fig. E largoj me përbuzje dikë a diçka që nuk e dua, hedh me përbuzje; çlirohem prej diçkaje të keqe e të padëshiruar; dëboj, përzë; zhduk. E flakëm zgjedhën. I flakëm zakonet prapanike. Flak nga mendja.
✱Sin.: flakëroj, flakërij, flakërit, hedh, përplas, vërvit, përflak, fërfëlloj, frëngëlloj, fluturoj, qit, përshkëndit, shtëlloj, fug, gjuaj, harakuq, tret, dëboj, përzë, degdis, shporr, zhduk, varros.
♦ E flaku (e hodhi) *tej (diçka).
FLÁKËS,~E mb. Që vijnë flakërimthi njëri pas tjetrit. Goditje flakëse. Plumba flakës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁK vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka; hedh larg, flakëroj; përplas. Flak gurin. Flak shtizën. E flaku në tokë. 2. fig. E largoj me përbuzje dikë a diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bukë e hollë, zakonisht e rrumbullakët, që piqet shpejt e shpejt në zjarr, bukë e pjekur me një flakë; kulaç. Hëngri disa flakarë.✱Sin.: kulaç, flakadar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FLÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Lëshohem shpejt e me vrull mbi dikë a mbi diçka, vërsulem, vrullem. U flaka drejt kroit.2. pës. e FLÁK. Ishte flakur si pa të keq.✱Sin.: vërsu…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁKJ/E,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hedhje mënjanë (e diçkaje të panevojshme etj.). Iu kujtua flakja e rrobave në rrugë. 2. sport. Hedhje. Flakja e çekiçit (e gjyles, e diskut, e shtizës)…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAK/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR FlakërojI; shkëlqej. Flakonte zjarri.✱Sin.: flakëroj, skuq.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAK/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR Praroj; laj me ar. Flakoi bizhuteritë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLAKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET farm. Shishe e vogël për ilaçe. Farmacistja i dha dy flakone.
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁKTË (i, e) mb. 1. Që ka shkëlqim dhe ndriçim verbues, që është si flakë; që të djeg shumë, i nxehtë; flakërues. Rreze të flakta. Ngjyrë e flaktë. Diell i flaktë.2. fig. Që është…
Shfaq përkufizimin e plotë →FLÁKUR (i, e) mb. 1. Që është hedhur tej si i pavlefshëm ose i panevojshëm. Sende (rroba) të flakura.2. I hedhur me forcë. Çanta të flakura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë