Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJÉTUR (i, e) mb. 1. Që është në gjumë, i përgjumur. Me sy të fjetur. Qe gjysmë i fjetur.
2. I ndenjur, i amullt; i përbujtur. Bukë e fjetur. Ujë i fjetur.
3. fig. Shumë i plogësht e i ngathët, i qullët, i mefshtë; që nuk ka gjallëri, i heshtur. Njeri i fjetur. Banonte në atë qytet të fjetur.
4. fig. Që duket sikur është në gjumë, që ende nuk është zgjuar; që nuk është nxitur për punë, që nuk është vënë ende në veprim a në përdorim. Përshkohej nga ndjenja të fjetura. Pasuri e fjetur.
5. euf. I vdekur; pa jetë. Ra i fjetur.
6. biol. Që është vënë në vjeshtë e fle deri në pranverë. Syth i fjetur.
✱Sin.: i përgjumur, i ndenjur, i amullt, i përbujtur, i plogësht, i ngathët, i qullët, i mefshtë, i heshtur, flegmatik.
♦ E ka mendjen të fjetur (dikush) është i qetë e i sigurt për diçka, e ka hequr merakun; e ka mendjen të mbledhur; fle në një krah. Me *mendje të fjetur. *Ujë i fjetur shpërf.
FLE vep., FJÉTA, FJÉTUR 1. jokal. Jam në gjumë, bëj gjumë; më zë gjumi, bie në gjumë; kaloj natën diku. Fle shumë (pak). Fle qetë (mirë). Fle vonë (herët). Fle rëndë bën (ka) gjumë të rëndë. Fle në shtëpi (në hotel). Fle në shtrat (në minder).
2. kal. E shpie a e lë që të kalojë natën diku. E fjeti bagëtinë jashtë (në mal).
3. bised. Bëj marrëdhënie seksuale me dikë. Kishin fjetur bashkë kur ishin në plazh.
4. euf. Bie në gjumë të përjetshëm; prehet (për të vdekurin). Fjeti përgjithmonë.
5. jokal., v. III Rri në një vend pa lëvizur, është në qetësi. Fle uji. Fle bora.
6. fig. Rri si në gjumë, më zë gjumi, më zë plogështia, nuk bëhem si i gjallë, rri pa vepruar, nuk shqetësohem më për diçka; nuk rri në rojë, nuk i mbaj sytë e veshët hapur, s'jam syçelur. Nuk fle zemra. Uji fle, hasmi s'fle (fj. u.).
✱Sin.: buj, dremit.
♦ Në atë *anë fli! iron. Në atë *brinjë fli! iron. Në atë *krah fli! iron. Fle mbi *dafina (dikush) libr. Fle me *gretha (dikush). Fle *gjumë (dikush). Më fle *kandari (te dikush a te diçka). Fle në *këmbë (dikush). (Ku) fle *lepuri. Fjeç *të madhin! mallk. Fle *të madhin (dikush) euf. mospërf. E fjeti *mendjen (dikush). Më fle *mendja (te dikush a te diçka). Fjettë *të mirën! (dikush) Fli *rehat! mallk. euf. Fjeta rrasët fjeta rehat. Ka fjetur me *ujkun (dikush). Ka fjetur *zbuluar (dikush) iron. Më ka fjetur në *zemër (në shpirt) (dikush). Fle (prehem, më zë gjumi) mbi dafina bie në qetësi e rri shkujdesur pas një suksesi, fitoreje etj.; jam i vetëkënaqur. Fle gjumin e vdekjes (gjumin e madh, të madhin). Fle me një sy (hapur) rri në rojë; jam syçelët. Fle me sy hapur kam gjumë të lehtë. I fle në zemër dikujt i pëlqen shumë. Kush fle me qen, ngrihet me pleshta (fj. u.) kush shoqërohet me njerëz të këqij, merr veset e tyre. Nuk fle (kullot) delja me ujkun bashkë (fj. u.) Macja që fle nuk zë dot minj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë