Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës, të kulturës etj., të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit dhe shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër a në disa gjuhë. Fjalor shpjegues (normativ, enciklopedik). Fjalori drejtshkrimor. Fjalor dygjuhësh (shumëgjuhësh). Fjalor xhepi. Fjalor terminologjik (historik, etnologjik, tematik, elektronik). Fjalori i filozofisë (i botanikës, i mjekësisë). Fjalori i sinonimeve (i frazeologjisë). Parimet e fjalorit.
2. kryes. nj. Tërësia e fjalëve që përdoret në një gjuhë ose që përdor dikush; leksik. Fjalor i pasur (i varfër). Njohja e fjalorit. Pasuroj fjalorin.
FJALORTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që harton fjalor; leksikograf. Puna e fjalortarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALORTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që harton fjalor; leksikografe. Skedat e fjalortares.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALORTARÍ,~A f. Hartim fjalori; leksikografi. Merret me fjalortari.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALÓRTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Fjalor i vogël. Hartoi një fjalorth.2. Listë fjalësh që jepen në fund të një teksti shkollor a të një botimi tjetër, të renditura sipas alfabetit dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë