Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjuh. Njësi tërësore e ligjërimit, e përbërë nga një fjalë a nga një varg fjalësh, të formësuara e të lidhura gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar dhe është mjeti kryesor për të shprehur një pohim, një mohim, një pyetje, një urdhër, një dëshirë etj. Fjali e thjeshtë (e zgjeruar). Fjali e bashkërenditur (e nënrenditur). Fjali dëftore (njëkryegjymtyrëshe, mohuese, kohore, krahasore, rrethanore, qëllimore, lidhore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, shkakore). Fjali mungesore (përcaktore, pyetëse). Fjali e pavarur. Fjali e ndërmjetme. Fjali drejtuese. Fjali kryesore. Fjali e ndërshtënë. Fjali e varur (kryefjalore, kundrinore). Gjymtyrët e fjalisë.
FJALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ligjëratë që mbahet në një mbledhje, në një konferencë, në një tubim, në një rast të veçantë etj.; fjalë. Fjalim i rëndësishëm (historik, programatik). Fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALÍT vep., ~A, ~UR kal. Jap fjalën për fejesën e vajzës. E fjaliti vajzën për fejesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJÁLAZ ndajf. Gojarisht, me fjalë goje, duke i dhënë fjalën njëri-tjetrit. E ndanë fjalaz. Ia tha të gjitha fjalaz ballë për ballë, në sy.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Fjalos; bisedoj. Kishte fjaluar dy orë me të.2. jokal. Grindem. Fjaloi me një të panjohur.✱Sin.: fjalos, flas, bisedoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës, të kulturës etj., të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALÓS vep., ~A, ~UR 1. jokal. Bisedoj, fjalosem me dikë. Fjalosi për shumë gjëra me të.2. edhe kal. Flas, them fjalë. - Ç’fjalos ashtu?!
Shfaq përkufizimin e plotë →FJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjuh. Njësia më e vogël e mëvetësishme e gjuhës, që ka kuptim dhe shprehet fonetikisht dhe grafikisht, e formësuar nga ana gramatikore, e cila shënon se…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJÁLËS,~I m. sh. ~, ~IT gjuh. Tërësia e fjalëve (e zërave, e lemave) që përmban një fjalor. Fjalësi i fjalorit. Fjalësi për shkronjën F. Zgjedh (përcaktoj) fjalësin.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJÁLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. e FJÁLË. Më tha një fjalëz në vesh.2. gjuh. Fjalë joshënuese, fjalë shërbyese; pjesëz. Fjalëzat as, s’, të, dhe.3. Fjalë e lëshuar si thashethem. …
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ndjell a shkakton zi me fjalë; ndjellakeq. Plakë fjalëzezë.2. Që i ka fjalët shumë të këqija e të rënda. Burrë fjalëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë