Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALACÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me thashetheme; fjalamane. Bisedë fjalacakeje.
✱Sin.: fjalamane, llafazane, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
FJALACÁK,~E mb. Që merret me thashetheme; fjalaman. Vajzë fjalacake.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me thashetheme; fjalaman. Nuk pushoi fjalacaku.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen.
FJALACÁK,~E mb. Që merret me thashetheme; fjalaman. Vajzë fjalacake.✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgja…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me thashetheme; fjalaman. Nuk pushoi fjalacaku.✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, goj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë