Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALËZÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ndjell a shkakton zi me fjalë; ndjellakeqe. Fjalëzezat e frikësuan fshatin.2. Ajo që i ka fjalët shumë të këqija e të rënda. Fjalëzezën e kis…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që ndjell a shkakton zi me fjalë; ndjellakeq. Plakë fjalëzezë.2. Që i ka fjalët shumë të këqija e të rënda. Burrë fjalëzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që ndjell a shkakton zi me fjalë; ndjellakeq. Fjalëzinjtë kishin paralajmëruar ndodhi të çuditshme.2. Ai që i ka fjalët shumë të këqija e të rënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Grindje me fjalë. U fut mes fjalëzimit të shokëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËZJÁRRTË mb., poet. Që flet me shpirt e tërë zjarr për një çështje, që të ndez zemrën e të frymëzon me fjalët e tij plot ndjenja e mendime fisnike. Prezantues fjalëzjarrtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~UAR vetv. Grindem me fjalë. U fjalëzua me shoqen.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë