Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALËTÁR,~E mb. I zoti i fjalës; gojëtar; kuvendar. Burrë fjalëtar e i urtë.✱Sin.: fjalëtar, gojëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gojëtar; kuvendar. Me fjalëtarin i shkonte biseda.✱Sin.: kuvendar, gojëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gojëtare; kuvendare. Fjalëtares ia dëgjuan fjalën.✱Sin.: kuvendare, gojëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTEPRÍ,~A f. Përdorim i fjalëve të tepërta a të panevojshme. E mënjanoi fjalëteprinë në mbledhje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTHÁTË mb. Që premton shumë e s’kryen punë; fjalëthyer. U pa se ishte fjalëthatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTHÉP mb. 1. Që ta jep përgjigjen menjëherë; gojëmprehtë. Djalë fjalëthep.2. I zgjuar dhe i shkathët nga goja. U fjalos me një burrë fjalëthep.3. Që i ka fjalët të tharta; fjal…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTHÍNX mb. Fjalëtherës. U habit nga një fshatar fjalëthinx.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bisedë, dialog. Nisën fjalëtimin mes tyre.2. Grindje a zënie me fjalë. Iu shmangën një fjalëtimi absurd.
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Fjalos. Ka fjalëtuar me një njeri të vetin.2. Bëj fjalë me dikë për të mbrojtur një pikëpamje, hahem me të për diçka; zihem a grindem me fjalë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →FJALËTÚAR (i, e) mb. I grindur me fjalë. Vajza të fjalëtuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë