Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FJALËGJÁTË mb. Që ka shumë fjalë, që e zgjat bisedën; që flet shumë; llafazan. Grua fjalëgjatë.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka shumë fjalë; llafazan. Si ia punoi fjalëgjatit! Fjalëgjati - punëthati (fj. u.) kush flet shumë, punon pak.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen.
FJALËGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka shumë fjalë; llafazane. Fjalëgjata nuk u ndal as të dëgjonte të tjerët.
✱Sin.: llafazane, fjalamane, fjalacake, fjalëshumë, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë