Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FITÚAR (i, e) mb. 1. Që është arritur me përpjekje e me këmbëngulje; që ka përfunduar me fitore; kund. i humbur. Ndeshje (betejë) e fituar. Gjyq i fituar.
2. Që ka dalë me fitim, që nuk ka pasur dëm; kund. i humbur. Doli i fituar.
3. Që është arritur me kohë e me punë gjatë përvojës jetësore, që nuk është i lindur. Shprehi të fituara. Reflekse të fituara. fiziol. reflekse të kushtëzuara.
4. Që është shfrytëzuar mirë dhe me dobi, që nuk ka shkuar kot; kund. i humbur. Nuk i shkoi kot koha e fituar.
✱Sin.: i mësuar, i kushtëzuar.
FIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxjerr të ardhura nga një punë që kryej; siguroj fitime. Fitonte para. Fitonin bukën e gojës. Fitonte shumë.
2. Kam përfitim, nxjerr fryte, përfitoj. Fitoi shumë nga ajo punë.
3. kal. dhe jokal. Arrij a siguroj diçka, duke luftuar ose duke punuar me këmbëngulje e me përpjekje të mëdha; dal fitimtar, arrij fitore; kund. humb. Fitoj ndeshjen (kampionatin). Fitoj me të madhe. Fitoj me lehtësi. Fitoj me shumicë votash.
4. Përvetësoj diçka që më duhet ose që e dëshiroj; i siguroj vetes diçka të mirë e të vlefshme; kund. humb, humbas. Fitoj një profesion (një zanat). Fitoj njohuri (dije, shprehi, përvojë). Fitoj kohë.
5. Bëj që të tjerët të më vlerësojnë e të më trajtojnë në një mënyrë të caktuar; siguroj. Fitoi famë. Fitoi autoritet të madh. Fitoj dashurinë (nderimin, besimin).
6. E tërheq dikë në anën time, e bëj për vete. Fitoi shumë miq me veprimet e saj.
7. Nxjerr a prodhoj diçka, përftoj. Fitoi një produkt tjetër.
8. bised. Pësoj diçka të keqe e të dëmshme a diçka të papëlqyeshme; marr, ha. Fitoi një të ftohur. E fitoi një të sharë pa pasur nevojë.
✱Sin.: marr, siguroj, nxjerr, përfitoj, qit, përftoj, ngadhënjej, triumfoj, marr, ha.
♦ Fitoj flamurin dal i pari; korr fitore. Fitoi kush fitoi ata që punuan me kohë e me mend dolën të fituar, të tjerët s’patën ndonjë të mirë. Fitoi *pikë (dikush) libr. Fiton *terren (diçka) libr. Fiton *tokë (truall) (diçka). Më fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) *zemrën (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë