Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FISNIKËRÚAR (i, e) mb. 1. fig. Që ka fituar veti të mira morale, që është bërë fisnik. Djalë fisnik.
2. I ngritur në shkallën e fisnikërisë; i bërë fisnik me titull. Aktivist i fisnikëruar.
3. spec. Që është përmirësuar nga ana cilësore. Kafshë e fisnikëruar.
4. fig. Që është lartësuar, që është bërë i pastër. Ndjenja të fisnikëruara.
FISNIKËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që të fitojë veti të mira morale, e lartësoj nga ana morale, e bëj fisnik. Puna këmbëngulëse e kishte fisnikëruar.
2. I jap titull fisnikërie dikujt. E kishin fisnikëruar.
3. spec. Përmirësoj racën e cilësitë e kafshëve e të bimëve. I fisnikëruan bimët e kopshtit.
4. E bëj më të pastër e më të mirë; e bëj më të hollë, e ngre më lart, e lartësoj. I pati fisnikëruar ndjenjat.
✱Sin.: bujaroj, lartësoj.
FISNÍK,~EI mb. 1. Që ka veti të larta morale dhe sillet shumë mirë me të tjerët, që është i ndershëm e zemërgjerë; që është tipar i një njeriu me cilësi të larta morale, që shpreh …
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNÍK,~EII mb. 1. kim. Elemente të gazta, si: heliumi, neoni, argoni, kriptoni, ksenoni dhe radoni që hyjnë në grupin 18 të tabelës periodike. Gaze fisnike.2. kim. Metale si ari, …
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka veti të larta morale, që është i ndershëm a zemërgjerë; bujar. I shprehu mirënjohje fisnikut.2. hist. Ai që bënte pjesë në shtresën më të lartë…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Grua fisnike (për zonjën e shtëpisë a për një grua). Fisnikja e shtëpisë bëri gati gjithçka.2. euf. Bashkëshortja (kur i thërret bashkëshorti n…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNIKËRÍ,~A f. 1. Të qenët fisnik, zemërgjerë e i ndershëm, bujari. Sillej me fisnikëri të madhe. 2. përmb., hist. Shtresa më e lartë në shoqërinë feudale, aristokracia feudale; t…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNIKËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fig. Lartësim moral. Fisnikërimi i njeriut. Fisnikërimi i ndjenjave. 2. Ngritje në shkallën e fisnikut. Arriti fisnikërimin e familjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNIKËRÍSHT ndajf. Në mënyrë fisnike, me fisnikëri. Sillet fisnikërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FISNIKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Fitoj veti të mira morale, lartësohem nga ana morale, bëhem fisnik. Fisnikërohet çdo ditë.2. Fitoj a marr titull fisnikërie. Ishte fisnikër…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNIKËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që të fitojë veti të mira morale, e lartësoj nga ana morale, e bëj fisnik. Puna këmbëngulëse e kishte fisnikëruar. 2. I jap titull fisnik…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISNIKËRÚES,~E mb. Që fisnikëron. Ngjarje fisnikëruese. Mësues fisnikërues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë