Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FISHKËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. edhe kal. Nxjerr një zë të hollë e të mprehtë, duke fryrë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; nxjerr një zë të tillë, duke i fryrë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër; marr një melodi me zë të tillë. Fishkëlleu me gishta. I fishkëlleu qenit. Shkonte duke fishkëllyer melodi këngësh.
2. vet. v. III Nxjerr një tingull të hollë e të mprehtë, nxjerr një zë tingëllues (për disa kafshë etj.); nxjerr një zë si fishkëllimë (për diçka që lëviz me shpejtësi). Fishkëllen cjapi i egër. Fishkëlleu sirena. Fishkëllente era.
3. edhe kal. Shpreh mospëlqim a kundërshtim me anë të fishkëllimave; pres me fishkëllima. Stadiumi e fishkëlleu vendimin e arbitrit.
✱Sin.: vërshëllej, fërshëllej.
FÍSHK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Filiç; shkop me një rrotull druri në fund për të rrahur qumështin në tundës; shkop i tundësit. Prodhues fishkash.2. Shufër për pastrimin e grykës së a…
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍSHK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Thikë gjahtari. Futi fishkën në brez.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËLLÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bilbil. Fërshëllima e fishkëllaçës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËLLÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bilbil. Fërshëllima e fishkëllaçës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fishkëllimë. Ia dëgjoi fishkëllimin që larg.✱Sin.: fishkëllimë, fërshëllimë, vërshëllim, frushullim.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Fishkëllej. Kishte fishkëlluar gjithë ditën.
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËLLÓR,~E mb., gjuh. Që përftohet nga kalimi i ajrit me fishkëllimë të lehtë nëpër një hapësirë të ngushtë midis dhëmbëve dhe gjuhës (për tingujt s, z etj.); fishkëllyes. Tingu…
Shfaq përkufizimin e plotë →FISHKËRÍ,~A f. Tharje; rrudhje; fishkje. Fishkëria e pemëve.`✱Sin.: tharje, rrudhje, fishkje.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍSHKËT (i, e) mb. I tharë; i rrudhur; i fishkur. Lulet e fishkëta.✱Sin.: i tharë, i rrudhur, i fishkur.
Shfaq përkufizimin e plotë →FÍSHKËZ,~A f., bujq. Sëmundje që fishk bimën e pambukut. Kishte rënë fishkëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë