Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FINANCIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Specialiste në financë; ajo që kryen veprimet financiare. Financierja e firmës.
2. Bankiere. U takua me një financiere të njohur.
FINANCIÁR,~E mb. Që ka të bëjë me financën; që i përket financës dhe financierëve, i financës. Gjendja financiare. Marrëdhënie financiare. Vështirësi financiare. Shoqëri financiare…
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist në financë; ai që kryen veprimet financiare. Financieri i kompanisë (i bashkisë). 2. Bankier. Financierë të mëdhenj.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pajisja me mjetet e nevojshme financiare; ndihmesa që i jepet dikujt financiarisht. Financimi i projektit. Merret me financimin e fermerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►FINANC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e FINANCÓJ. Projekti u financua nga buxheti i shtetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pajis me mjetet e nevojshme financiare; e ndihmoj dikë nga ana financiare. Financon ndërtimet. Financoi masat parandaluese të sëmundjeve ngjitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÚAR (i, e) mb. I pajisur me mjetet e nevojshme financiare; i ndihmuar nga ana financiare. Rrugë e financuar nga bashkia.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÚES,~E mb. Që i jep dikujt mjetet e nevojshme financiare; që financon dikë. Fondet financuese. Mekanizmat financues.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i jep dikujt mjetet e nevojshme financiare; që financon dikë. Financuesit e ndërtimit të pallatit të kulturës.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i jep dikujt mjetet e nevojshme financiare; që financon dikë. Financuesja e kompanive prodhuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fushë e veprimtarisë ekonomike që përfshin mjetet monetare dhe veprimet që kryhen me to. Merret me financë. Studion, por financë.2. Degë e administrat…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë