Fjalori
FINALIZOHET

FINALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Përfundohet; mbyllet. Aksioni u finalizua me sukses.


Rezultate të ngjashme

FINALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport., muz. Ai që merr pjesë në garën apo në natën e fundit. Emocionet e finalistëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALÍST/E,~JA m. sh. ~E, ~ET sport., muz. Ajo që merr pjesë në garën apo në natën e fundit. Finalistet u ngjitën në skenë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALÍTET,~I m., filoz. Të qenët final; veti e diçkaje që ka një fund të pashmangshëm a një objektiv. Parimet e finalitetit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur finalizojmë; përfundim; dhënie e dorës së fundit. Gjithçka u zgjidh me finalizimin e projektit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përfundoj. Lojtarët finalizuan një sulm të rrufeshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALIZÚAR (i, e) mb. I përfunduar. Vepër e finalizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

FINALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Përfundues. Finalizuesit e idesë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.