Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
FINÁL,~E mb. I fundit; përfundimtar; që përcakton fituesin. Akti final. Nata finale e festivalit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. sport., muz. Ndeshja, gara a nata e fundit që përcakton fituesin. Finalja e kampionatit. U kualifikua për në finale. Mori pjesë në finalen e festivali…
Shfaq përkufizimin e plotë →FINALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport., muz. Ai që merr pjesë në garën apo në natën e fundit. Emocionet e finalistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINALÍST/E,~JA m. sh. ~E, ~ET sport., muz. Ajo që merr pjesë në garën apo në natën e fundit. Finalistet u ngjitën në skenë.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINALÍTET,~I m., filoz. Të qenët final; veti e diçkaje që ka një fund të pashmangshëm a një objektiv. Parimet e finalitetit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur finalizojmë; përfundim; dhënie e dorës së fundit. Gjithçka u zgjidh me finalizimin e projektit.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përfundoj. Lojtarët finalizuan një sulm të rrufeshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pajisja me mjetet e nevojshme financiare; ndihmesa që i jepet dikujt financiarisht. Financimi i projektit. Merret me financimin e fermerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINANC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pajis me mjetet e nevojshme financiare; e ndihmoj dikë nga ana financiare. Financon ndërtimet. Financoi masat parandaluese të sëmundjeve ngjitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →FINÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fushë e veprimtarisë ekonomike që përfshin mjetet monetare dhe veprimet që kryhen me to. Merret me financë. Studion, por financë.2. Degë e administrat…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë